Rama: Berisha na dëgjoi ne, tani çmend dynjanë do ju jap rrogën e 13-të. Pse e hoqi?
POLIÇAN- Kreu i opozitës Edi Rama e nisi aktivitetin e sotëm elektoral me një kënd fjale të organizuar me banorë të Poliçanit. Kreu i PS-së Edi Rama reagoi në lidhje me deklaratat që kryeministri Berisha bëri dje gjatë takimit elektoral në Gramsh, ku i premtoi administratës shtetërore se do të rikthejë me ligj pagën e 13-të në fund të çdo viti.
“Çmendi dynjanë dhe i tha do i jap rrogën e 13-të. Dëgjoji ata që thamë ne me taksimin e ndershëm. Të gjithë ata që kanë një rroga nga 300 mijë leke deri 1.5 mln lekë të vjetra do përfitojnë 40 mijë lekë në muaj dhe në rrugë në vit. Nuk la llaf pa thënë për rrogën e 13-të tani tha do ja jap unë. Dëgjoi kur thamë se do japim certifikatën e tokës, doli pardje dhe tha më votoni mua se do e jap. Doli për taksën dhe tha unë do ju jap lekë në dorë. Ka më shqiptarë që besojnë se Saliu do japë leke në dorë”, tha Rama.
Kryesocialisti duke iu referuar rrugëve që të shpien ne Qarkun e Skraparit, tha se ato janë ndëshkimi i qeverisë, që duhet t’ia japin jo vetëm socialistët por dhe demokratët.
“Dëgjova se Saliu qenka në Çorovodë. Nuk e di se cfarë do i thotë popullit të Skraparit dhe nuk e di sesi mund të jetë ndjerë që nga kthesa e Beratit deri aty ku ka mbërritur nëse ka mbërritur në këtë rruge dhe nëpër këto rruge që janë mjaft, që jo socialistët dhe progresistet, por dhe demokratët e thjeshte të mos ja japin votën se nuk ka turp më të madh se gjithë ky qark është kthyer në një xhep fallto, që ngjajnë me rrugë pas lufte. Këto rrugë janë akuza me e rendë që vjen nga ky qark për këtë qeveri që pretendon se ka ndërtuar 10 mijë kilometra rrugë. 10 mijë janë shiritat,për inaugurime nga 7 deri në 8 herë të rrugëve dhe rrugicave për të manipuluar këtë popull për propagandë”, tha Rama, teksa duke iu përgjigjur interesit të banorëve, shtoi se Berisha nuk mbajti as premtimin për rrugën që të çon në Malin e Tomorrit.
Rama preku dhe problemin me qytetet me pasuri kulturore si Berati duke premtuar se “do bëjmë për beratin në 4 vitet e ardhshme sa nuk është bërë 20 vjet”.
"Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare, kreu i PS-së theksoi se lidhjet e krimi me qeverinë kanë stopuar zhvillimin e vendit ndërkohë premtoi se pas 23 qershorit do të rikthehen në punë të gjithë ata punonjës që janë larguar jo vetëm nga Kombinati i Poliçani, por në cdo institucionet dhe qytet", tha Rama.
Rama u zotua se në 4 vitet e ardhshme, shërbimi shëndetësor do të jetë falas. Ndërkohë, që theksoi se “një nga arsyet pse ky qytet është i kështu bashkë me Skraparin është se janë braktisur.
Për ne kujdesi shëndetësor e drejtë dhe e mirë publike që duhet të ofrohet falas. Ne do e bëjmë shëndetësinë falas. Nuk do të ketë të pasur apo të papunë tek dera e spitalit. Tek dera e spitalit do të priten kudo. Nuk premtoi se Policanin do e bëj si Gjeneven, këto e thotë Berisha, ai thotë se jemi të dytët pas Gjemanisë. Nuk ju premtoj mrekullia nuk kam shkop magjik, përrall nuk tregoj, kush do te kthejë televizorin tek katragjyshi me antipulmb. Ju zotohem se pas 4 vitesh shëndetësia do të jenë bërë falas”, premtoi Rama.
Rama ndër të tjera tha se pa ‘rilindjen’ e fshatit nuk ka ‘rilindje’ të Shqipërisë, teksa i kërkoi banorëve e nëse duan punë duhet që më 23 qershor të nxjerrin kryeministri pa punë.
(e.m/BalkanWeb)