Porti i Vlorës, tre anijet e NATO-s, vizitë jo të paralajmëruar. Reagon MM
VLORË- 3 anije të NATO-s janë ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Vlorës, ndërkohë që vizita e tyre nuk është e paralajmëruar. Tre anijet e NATO-s kanë qenë në Maltë, dhe së bashku me ekuipazhin e tyre ndaluan në Vlorë.
Nuk janë parashikuar takime me përfaqësues të pushtetit vendor dhe as qendror, dhe nuk ka shumë detaje për vizitën e tyre, por sipas burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes anijet e NATO-s do bëjnë një vizitë për njohjen e portit të Vlorës. Anijet e NATO-s që kanë mbërritur sot në portin e qytetit bregdetar do largohen më 10 qershor.
MM: Grupi i gatshëm i Anijeve Minaheqëse të NATO-s, SNMCMG2, vizitë në portin detar të Vlorës
"Sot në mëngjes, në portin detar të Vlorës janë ankoruar tre anije të Grupit të Gatshëm të Anijeve Minaheqëse të NATO-s, SNMCMG2, të cilat do të qëndrojnë për një vizitë në këtë port, nga data 7 deri më 10 qershor 2013. Kjo vizitë portuale realizohet në kuadër të planit të mbështetjes për integrimin me NATO dhe ka për qëllim familjarizimin me procedurat standarde operacionale detare", thuhet në reagimin e Ministrise se Mbrojtjes.
"Pas akostimit të anijeve në portin e Vlorës, komandantët e anijeve do të bëjnë një vizitë në Komandën e Flotiljes Detare në Pashaliman ku do të priten nga komandanti i saj, Kapiten i Rangut të Parë Subi Zenelaj. Gjithashtu gjatë qëndrimit në Vlorë ekuipazhi i anijeve do të bëjë edhe disa vizita në objekte kulturore dhe muzeale të qytetit", sqarohet me tej.
(e.m/BalkanWeb)