E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja ekonomike e sigurt

Ekonomia shqiptare vjen ne kete vit kaq te tensionuar politik me te gjitha letrat ne rregull per tu rritur ndjeshem. Sistemi bankar ne radhe te pare bankat tregtare jane plot me para nga nje shtim i forte i depozitave te popullates ne to. Depozitat jane rritur gjate vitit te kaluar me 19 per qind pra me disa qindra milione euro. Bankat kane dhene kredi per ndermarrjet e medha dhe te konsoliduara shqiptare dhe te huaja. Nderkohe norma e interesit e borxhit qeveritar bonove te thesarit erdhi ne ulje te dukshme duke permiresuar financat tona publike. Sidomos gjysma e dyte e vitit te kaluar ishte pozitive per ekonomine shqiptare. Zgjerimi i shpejte i eksporteve dhe rritja e pakte e importeve sollen permiresim te deficitit tregtar dhe te atij te llogarise korente duke ndihmuar ne qendrueshmerine e lekut. Ulja e normes baze te interesit te Bankes se Shqiperise bankes sone qendrore ne muajin korrik 2010 u percoll plotesisht nga tregjet financiare dhe kontribuoi ne uljen e kostos se parase. Ne nivel te shpenzimeve qeveritare ndjekja e nje politike te kujdesshme fiskale mundesoi respektimin e niveleve te parashikuara te deficitit buxhetor 3.3 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto dhe te borxhit publik gjate vitit 2010. Te gjithe keta tregues jane kokeforte per kedo qe bertet per krize ekonomike te thelle ne Shqiperi. Sigurisht qe ka ende shtresa ne nevoje dhe varferi te perhapur e theksuar ne shume zona te vendit. Per to nevojitet nje angazhim me i forte i shtetit dhe qeverise me programe konkrete mbeshtetjeje. Nga ana tjeter padyshim qe ekonomia dhe vendimmarrja e sipermarresve private shqiptare e te huaj u trondit nga ngjarjet e 21 janarit 2011. Pa dyshim qe humbja ne radhe te pare ne imazhin e vendit tone si nje vend i sigurt per investime ishte e rende. Por rritjen ekonomike te vendit gjate ketij viti nuk e ndal dot askush. Ajo pritet te udhehiqet ne nje mase me te madhe nga kerkesa e brendshme. Sistemi bankar eshte ne pozite mjaft me te mire se gjate dy viteve te shkuara per te mbeshtetur me fonde financiare rritjen e konsumit e te investimeve ne vend. Mjafton vetem qe ne si qytetare dhe sipermarresit tane ta ndjejme veten te sigurt ne vendin tone. Rritja jone do te sigurohet nga rritje serish e ndjeshme e eksporteve shqiptare. Ato jane ne nje rruge zhvillimi qe nuk ndalen dot. Turizmi edhe pas goditjes ne imazh te pesuar me 21 janar do ta gjeje veten ne muajt ne vijim dhe do te na dhuroje rritje te ardhurash sikurse ka bere gjithnje keto vitet e fundit. Sektori i industrise do te ruaje te njejtin kontribut ne rritjen ekonomike nderkohe qe aktiviteti i sektorit te ndertimit ka rrezik te kontraktohet serish gjate ketij viti. Se sa shpejt do te rritemi per kete vit ne njefare menyre do ta vendosim edhe ne qytetaret vete. Tani qe bankat jane me pak konservatore nese ne vendosim te investojme te marrim kredi per shtepi per konsum apo per shkollimin e femijeve te gjitha keto do ti japin me shume impuls ekonomise. Per kete ia vlen te shpenzojme dhe rrezikojme per deshirat dhe objektivat tona. Deri diku duhet pohuar se ekonomia ka fituar njefare imuniteti ndaj kapricove te politikes. Per te gjitha keto arsye rritja ekonomike e vendit eshte me se e sigurt dhe nuk duhet te shqetesohemi me shume se duhet nga pershkallezimi i tensionit politik. Na ngelet vetem te kontribuojme ne kete rritje nepermjet pjesemarrjes sone aktive ne shpenzime dhe investime.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›