Energjia në kaos, Rama: Rëndon konsumatorët, CEZ në rrezik falimenti
Tiranë- Sektori i energjisë në vendin tonë është zhytur në një krizë të thellë dhe CEZ është në rrezik falimenti. Kështu është shprehur kreu i opozitës, Edi Rama në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së.
Duke folur për situatën energjitike në vend, Rama theksoi se po rritet kostoja e energjisë për xhepat e konsumatorit familjar për shkak të keqmenaxhimit që po i bën qeveria dhe vetë kompania këtij sektori.
‘po thellohet ashtu sikundër po rritet eksperimentalisht barra mbi të gjitha familjet shqiptare që paguajnë energjinë. Kompania u privatizua me shumë bujë dhe sot pëgjegjësi e qartë e qeverisë shqiptare por edhe e kompanisë është gjendja shumë e rëndë dhe janë njerëz të zakonshëm që po paguajnë kostot e padrejta të një privatizmi të pamenduar mirë- tha Rama.
Sipas Ramës keqmenaxhimi i këtij sektori do të sjellë një rritje të çmimit të energjisë elektike, po ashtu ka shtuar se kriza energjitike po thellohet pa ndërprerje përmes një efekti zinxhir.
‘Mbifaturmi masiv i konsumatorit familjar tashmë është një operacion i përditshëm. Dhe janë me mijëra qytetarët që i janë drejtuar gjykatave. Nga ana tjetër për shkak të mospagesës së faturave të kompanive shtetërore regjistron humbje të papërballueshme dhe efekti shtrihet në borxhe të medha karshi KESH-it, OST-së dhe palëve të treta. KESH-i duke mos u paguar nga kompania e shpërndarjes është në krizë. Dhe ka një borxh të jashtëzakonshem për shkak të huasë së marrë nga bankat e nivelit të dytë dhe furnizesit e energjisë. Gjithashtu ka një mospagese të HEC-eve të vegjel që nga muaji Maj 2011. Sot kemi një pamje të pasojave të një politike krejtësisht të verbër, aventureske në rapoRt me konçesionet për HEC’- shtoi Rama.
Sipas Ramës privatizimet e HEC-ve janë për bërë për qëllimin e vetëm: atë të mbushjes së arkës së shteti, dhe pa u studiuar mirë.
‘Vetë koncesinaret e HEC të vegjël duke mospaguar që nga Maji kanë probleme me bankat që kanë huazuar ndërtimin e tyre. Qëllimisht është bëri privatizimi të mbushet arka e shtetit që është në krizë. Kjo sështë zgjidhje por do ta rëndojë gjendjen pasi do ta rrisë më tej çmimin e energjisë’- tha Rama.
Ndër të tjera kryesocialisti theksoi se problematike mbetet edhe sektori i naftës dhe i gazit që si pasojë e privatizimeve të pamenduara mirë nuk japin ndikimin e duhur në ekonominë e vendit, por përkundrazi rëndojnë xhepat e qytetarëve shqiptar.
‘Nafta eksportohet jashtë vendit shumë lirë për shkak të një privatizimi aspak të studiuar nga ARMO, dhe vendi vazhdon të importojë naftë me çmim shumë shumë herë më të lartë. Raporti i asaj që eksportojmë në vlerë monetare dhe asaj që importojmë është i papranueshëm. Politika e qeverisë është shoqeruar me çmime shumë të larta të naftës dhe gazit që ka arritur deri në 200 lekë për kg. Dokumenti i përgatitur nga qeveria është i papërdorshem, i politizuar dhe i kritikua nga ekspertë dhe donator të fushës dhe për këtë arsye ka mbetur i pamiratuar’- tha Rama.
Duke nënvizuar se programi i PS-së për energjinë dhe burimet natyrore adreson më shumë përgjegjësi dhe një ekspertizë që po shkon duke u zgjeruar në ato probleme që kërkojnë një ndryshim radikal të kursit të menaxhimit të energjisë dhe burimeve natyrore.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Dropull- Energjia e dobët, Banorët: Po na digjen pajisjet, asnjë masë nga CEZ Gjirokastër- Mungesa e energjisë elektrike dhe tensioni i dobët i...
- Energjia, Berisha: Liberalizimi i tregut, kusht për zhvillim Tiranë- Liberalizimi i tregut të energjisë dhe përqendrimi në energjitë...
- Zonat e bllokuara nga dëbora, CEZ: Po bëjmë të pamundurën që energjia të mos mungojë Tiranë- CEZ ka deklaruar se ka marrë masa për të...