E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëdhënësja e Solanës: Bojkoti nuk është mënyrë e mirë e të bërit opozitë

Gjatë një prononcimi për rrjetin televiziv Top Channel, z Cristina Gallach, zëdhënëse e Përfaqësuesit të BE-së, për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Javier Solana, u ka bërë thirrje palëve për konstruktivitet, duke e cilësuar bojkotin, jo si një mënyrë e mirë e të bërit opozitë Si e shihni procesin integrues te Shqiperise pas zgjedhjeve te pergjithshme? Ne jemi te kenaqur tashme qe raporti eshte publikuar ne teresine e tij mbi pergatitjen e zgjedhjeve dhe menyren sesi ato u zhvilluan. Vërejmë se ky raport konfirmoi ate qe thame, se keto zgjedhje ishin me te mira se ato në te kaluaren, cfare do te thote se pati permiresime. Por per fat te keq u konfirmua edhe diçka tjeter per te cilen na vjen keq, fakti qe pati politizim te çështjeve teknike te procesit. Gjithsesi, tani, pas zgjedhjeve, qeveria dhe opozita duhet te punojne, secila palë ne anen e vet, ne menyre qe te çojne vendin përpara dhe me afër Bashkimit Europian. Ndërkohe, Partia Socialiste ka shprehur disa shqetesime lidhur me këtë proces zgjedhor dhe vendosi të bojkotoje parlamentin. A ndani edhe ju te njëjtat shqetësime lidhur me procesin? Ajo çfare mund te them eshte se nese zgjedhjet, që janë çertifikuar si te mira nga vezhguesit nderkombetar, natyrisht me probleme por qe ne pergjithesi konsiderohen te rregullta, atehere te zgjedhurit ne qeveri dhe ata qe jane zgjedhur ne opozite duhet te sillen ne menyre konstruktive dhe bojkoti nuk eshte menyra me e mire. Ne u rekomandojme shume te dy paleve, që të punojne në mënyrë më konstruktive, sepse ne fund te fundit punojne per te ardhmen e popullit te tyre

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›