"Gabo" po shkruan një roman të ri?
Gabo po shkruan një roman të ri dashurie. Këtë e ka bërë të ditur dje prestigjiozja "Guardian" dhe menjëherë lajmi është përhapur anembanë botës. Sipas informacionit që shkruan e përditshmja angleze, bëhet fjalë për një roman që shkrimtari i famshëm kolumbian, Gabriel Garcia Marquez (lindur më 1928-ën dhe që nga të gjithë miqtë e lexuesit e botës quhet Gabo në mënyrë kofidenciale), e kishte në katër versione, por tani i është futur punës kokë e këmbë për redaktimin përfundimtar. Një mik i ngushtë i Marquez i ka thënë në konfidencë gazetës, se komandanti i realizmit magjik po punon për një libër të ri. Libri në fjalë i
Garcia Marquez do të jetë një histori dashurie, edhe pse kolegu dhe miku i tij, Plinio Apuleyo Mendoza, është shprehur se shkrimtari e ka pasur të vështirë të gjente një version që i pëlqente vërtet. "Ai më ka thënë se nga ato katër romane po përpiqet të marrë më të mirën prej secilës", ka thënë Mendoza. Mesa duket shkrimtari është bërë shumë kritik kundrejt vetes.
Ndër të tjera, kur dy vite më parë deklaroi se kishte hequr dorë nga të shkruarit, Gabo deklaroi: "Në 2005-ën për herë të parë në jetën time nuk kam shkruar as edhe një rresht dhe kjo për mungesë entuziazmi, jo frymëzimi. Me praktikën që kam fituar ndër vite, nuk e kam problem të shkruaj një libër, por lexuesi është në gjendje ta kuptojë se brenda tij ka mungesë të theksuar pasioni", ka shpjeguar dikur ai. "Nuk jam i sigurt nëse do të vazhdoj të shkruaj akoma", tregon i lodhur paksa nga vitet dhe beteja e gjatë me kancerin. "Kam shkruar mjaft. A nuk është kështu? Njerëzit nuk mund të presin më asgjë nga unë".
Por, nëse miku i tij flet për një roman të ri - i fundit është publikuar katër vite më parë dhe titullohet "Memoria de mis putas tristes" (Kujtim kurvash të trishta) - shtëpia botuese "Carmen Balcells" ka deklaruar se për momentin Gabriel Garcia Marquez nuk parashikon publikimin e asnjë libri. Natyrisht që të gjithë fansat e shkrimtarit të "Njëqind vjet vetmi", romani që e shpërbleu me çmimin "Nobel" për letërsinë në 1982-in, urojnë që të lindë sërish një Aureliano Buendia i ri, protagonisti i mrekullueshëm i asaj kryevepre (A ju kujtohet sulmi? "Shumë vite më vonë, përballë grupit të ekzekutimit, koloneli Aureliano Buendia do të kujtonte atë pasdite të largët, kur i ati e kishte sjellë të njihte të ftohtin e akullt...") dhe fshati imagjinar i Makondës, kaq "real" krahasuar me qytetet e vërteta latino-amerikane. E urojnë një gjë të tillë, sepse kujtojnë atë çfarë thoshte, kur mësonte nxënësit e shkollës ndërkombëtare të kinemasë dhe televizionit në Kubë: "Mos filloni kurrë të shkruani, nëse nuk bindeni që jeni më të mirët e Servantes".
Gjithsesi, nëse ky roman i përmendur nuk do të publikohet vërtet, atëherë Gabo medoemos duhet të shkruajë një tjetër, vazhdimin e librit "Të jetosh për të treguar", romani i jetës së tij, publikuar më 2002-in, i cili është ndalur në mes të viteve ‘50. Në fakt i ngjan një libri autobiografik, por nuk është i tillë: "Mund ta kisha quajtur ‘kujtime‘, po të mos ishte për faktin që romanët e mi janë kujtimet e mia. Në fakt romani që kam "kërkuar" gjithë jetën është libri im i tregimeve", është shprehur ai.
Ka nga ata shkrimtarë, që edhe pse kanë arritur të 80-at, vazhdojnë të shkruajnë për veten dhe për ne. Në një kohë krize si kjo që po jetojmë momentalisht, librat nevojiten për të dhënë optimizëm dhe shpresë. Mes tyre mund të veçohet Alvaro Mutis, lindur më 1923-in, "vëllaçkoja" i Gabos. Edhe ky ka lindur gjithashtu në Kolumbi. Në Amerikën e Veriut jeton Gor Vidal, lindur më 1925-ën, i cili i alternon romanet me sagat në të cilat historia e vendit të tij trajtohet pa dëshirë. Në Evropë vazhdon të jetojë dhe të shkruajë 85-vjeçari Hose Saramago, një portugez shumë i talentuar, i cili është vlerësuar me çmimin "Nobel" për letërsinë më 1998-ën. Së fundi na ka mrekulluar me tregimin e grevës së vdekjes. Në Gjermani jeton Gunter Grass, lindur në Dansika më 1927-ën. Edhe Grass është nderuar me çmimin "Nobel" për letërsinë më 1999-ën. Me librin "Daullja prej teneqeje" të publikuar në vitet ‘50, ka nxjerrë në pah perversitetin e botës së vogël borgjeze të qytetit të tij dhe gjithë Gjermanisë.