Pema e artë, simboli i dëshirave dhe urimeve të shqiptarëve
Bashkia e Tiranës, përmes një ceremonie festive të organizuar në lulishten "Evropa", pranë ne Sheshit Skënderbej, hapi sot siparin e aktiviteteve që do të shoqërojnë kryeqytetasit, deri në ndërrimin e viteve. Kështu, siç është tashmë traditë në këtë prag feste, pema e madhe e vendosur, në qendër të Tiranës, mes një atmosfere të gjallëruar nga fëmijët e pranishëm, të rinjtë e të rejat, si dhe nga kori i Liecut Artistik i cili me këngët tradicionale të krishtlindjeve të vitit të ri i dha një tjetër ngjyre festës, një tjetër emocion u ndriçua e tëra duke marrë kështu ngjyrën që do ta shoqërojë gjithë këtë periudhë, ngjyrën e artë duke e kthyer atë në simbolin e dekorit që do të shoqërojë kryeqytetin, në ditët që do të vijnë.
Pema e Vitit të Ri do të quhet "Pema e Artë" dhe do të simbolizojë pikërisht dëshirat dhe urimin e gjithë shqiptarëve dhe të kryeqytetit në veçanti që ky vit që presim të jetë vërtet i artë dhe i mbarë i mbushur me gëzim, arritje të rëndësishme për qytetin dhe banorët e tij, si dhe për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Risia e këtij viti është dhe dekori i bulevardit kryesor "Dëshmorët e Kombit" i konceptuar tërësish në një formë zbukurimi ndryshe, nga vitet e tjera. Janë yjet polarë ata që i japin këtij Bulevardi një shkëlqim tjetër, me ngjyra të ndezura dhe shumë të këndshme. Gjthashtu rruga Luigj Gurakuqi do të jetë e zbukuruar me imazhet e planeteve, ndërkohë që dhe rruga e Durrësit ka tashmë një dekor tërësisht të ri.
Kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama, nuk i mungoi kësaj ceremonie te veçantë, në pritje të vitit të ri 2009. I rrethuar nga fëmijët e duke u shpërndarë atyre disa dhurata të përgatitura enkas për ta nga stafi i bashkisë së Tiranës u shpreh : "Festimet e vitit të ri do të arrijnë kulmin e tyre me Natën e Vitit të Ri dhe me gjithë aktivitetet që ne po organzojmë, por që gjatë gjithë këtyre ditëve do të paraprihen nga aktivitete të tjera më të vogla, më modeste për të çuar kudo frymën e festës dhe njëkohësisht për të bërë të mundur që në qytetin tonë të përbashkët, festa të shërojë sa të jetë e mundur një plagë dhe të krijojë sa të jetë e mundur shpresën e re që vjen nga Viti I Ri".