E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gabon Vllaznia, Tirana e para



Vllaznia hodhi një hap fals në barazimin dramatik 1-1 me Lushnjën në “Loro Boriçi”, duke humbur vendin e parë, ndërkohë që Tiranë fitoi 2-3 në një derbi më shumë se miqësor me Dinamon në “Selman Stërmasi”, duke marrë edhe kryesimin përpara se të luhet edhe akti i fundit i Kampionatit të 70-të Kombëtar të futbollit. 23-herë kampionët e Shqipërisë, të cilët eliminuan në gjysmëfinale pikërisht Vllazninë, kanë në dispozicion të tyre dy rezultate për të fituar titullin: fitoren dhe çdo lloj barazimi, ndërkohë skuadra shkodrane për të fituar titullin e 10-të të saj, i duhet të fitojë patjetër. Dy skuadrat kanë kërkuar gjyqtarë të huaj në një “finale” emocionuese, ashtu siç e diskutuan një vit më parë edhe Dinamo e Partizani.

DINAMO-TIRANA 2-3
Derbi i kryeqytetit (i ndjekur nga një rekord negativ shikuesish) përveç bollëkut të golave (pesë në total) nuk ofroi asnjë emocion në “Selman Stërmasi”, ky dy skuadrat me më shumë trofe në Shqipëri: Tirana (23) e Dinamo (17), u përballën në “përgatitoren” para finales së sezonit. Mesfushori i Tiranës e Kombëtares, Ansi Agolli shënoi një eurogol në minutën e 13-të, ndërsa talenti i ri, Sabien Lilaj dyfishoi shifrat në të 39’ (goli i parë i tij). Shqiptari nga Kroacia, Pllumb Isufi shkurtoi diferencën në minutën e 56-të, por Sorra i bardhebluve realizoi golin e tretë për Tiranën në të 77’. Elis Bakaj mbylli llogaritë e takimit në limitin e ndeshjes (2-3).

VLLAZNIA-LUSHNJA 1-1
Ndërsa të gjithë në “Loro Boriçi” e në të gjithë ambientet futbollistike prisnin fitoren e Vllaznisë ndaj Lushnjës, nisur edhe nga fakti se luanin përballë njëra-tjetrës, skuadra kryesuese me atë të vendit të parafundit, ndodhi “çudia”. Edhe pse Vioresin Sinani shënoi për Vllazninë pas vetëm shtatë minutash lojë (goli i 14-të sezonal i Viorit), Lushnja arriti të barazojë në limitin e pjesës së parë të ndeshjes me anë të Dorian Bubeqit (45’). Trajneri Dervish Haxhiosmanoviç bëri ndryshime në pjesën e dytë, por skuadra shkodran nuk i shfrytëzoi aspak rastet e krijuara. Vllaznia, e larguar nga objektivi i fitimit të Kupës së Shqipërisë në gjysmëfinale nga Tirana, ka vetëm një shans për të mos mbetur pa trofe këtë sezon: të fitojë me bardheblutë në “Qemal Stafa”, një mision aspak i lehtë.

TË TJERAT
Apolonia regjistroi një fitore të lehtë 2-0 në Kavajë, kundrejt një Bese pa asnjë pretendim. Golat e fierakëve (tashmë në kuotën e 35 pikëve) mbajën firmën e Shoshit (12’) dhe Sead Haxhibuliçit me penallti (89’). Flamurtari morri tri pikë të çmuara në “Niko Dovana”, duke fituar 2-3 me Teutën në Durrës. Golat për vlonjatët u shënuan nga Çaushaj 36’(11-m), ndërkohë që shkodrani Elhan Galica realizoi një dopjetë: 50’ dhe 62’. Për vendasit e drejtuar nga Sulejman Starova shënuan i riu Dosti (39’) dhe i zakonshmi Vila (82’).

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA XXXII, 16.05.09

Vllaznia-Lushnja 1-1
Sinani 7’/ Bubeqi 45’

Partizani-Elbasani 2-1
Ngjela 11’, 88’/ Yshmeri 77’(p)

Dinamo-Tirana 2-3
Isufi 56’, Bakaj 92’/ Agolli 13’, Lilaj 39’, Sorra 77’

Besa-Apolonia 0-2
/Shoshi 12’, Haxhibuliç 89’ (p)

Shkumbini-Bylis 0-2
/Shiroke 48’, 86’

Teuta-Flamurtari 2-3
Dosti 39’, Vila 82’/ Çaushaj 36’(11-m), Galica 50’, 62’

Renditja
Nr. Ekipi ND P
1. Tirana 32 65
2. Vllaznia 32 64
3. Dinamo 32 52
4. Teuta 32 44
5. Shkumbini 32 44
6. Besa 32 40
7. Flamurtari 32 39
8. Partizani 32 36
9. Apolonia 32 35
10. Bylisi 32 34
11. Lushnja 32 33
12. Elbasani 32 32

JAVA 33/ 23.05.2009
(Java e fundit e sezonit)
Tirana-Vllaznia
Bylisi-Dinamo
Apolonia-Shkumbini
Flamurtari-Besa
Elbasani-Teuta
Lushnja-Partizani

18 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›