Gadafi mashtroi mercenarët me para false

Komandanti i burgut ushtarak të misratës, İbrahim Beytelmal, theksoi se në burg vuajnë dënimin më shumë se 1700 prej ushtarëve të Gadafit. “110 prej tyre janë nga shtetet e tjera afrikane”, tha Beytelmal duke sqaruar se ai i kishte sjellë këtu duke iu premtuar para, por më pas i ka mashtruar me dollarë fals të cilët i kishte shtypur vetë, raporton e përditshmja turke “Hyrriyet”.
Beytelmal nxori nga sirtari dollarët që iu kishte sekuestruar ushtarëve afrikanë, të cilët dukeshin qartë se ishin dollarë amerikanë me ngjyrë jeshile, të falsifikuar.
Ai nxori mbi tryezë po ashtu edhe një sasi të konsiderueshme të ashtuquajturish dinarë libian.
Ish-lideri libian, Muamar Gadafi, u vra me 20 tetor dhe u varros në një vend të paditur në shkretëtirë, duke bërë që edhe pasuria e pafundme, nga e cila ngurroi edhe të paguajë mbrojtësit e tij, të mos i vlejë më./Start/F. Prroni/
2011-11-05 13:34