E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaddafi: Mos festoni!

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 18:30

Ish-udhëheqësi i Libisë, Muamar Gaddafi, u rishfaq përmes një audio porosie.

Ai paralajmëroi kundërshtarët se mbrojtja e NATO-s nuk do të vazhdojë pafundësisht.

“Sistemi politik në Libi është i bazuar mbi pushtetin e popullit. Është e pamundur që sistemi të bjerë”, tha ai. “Mos festoni dhe mos besoni se një regjim u rrezua dhe një tjetër u ngrit me ndihmën e sulmeve ajrore”, shtoi ai.

Kjo është porosia e tretë i kolonelit, prej muajit gusht, kur kryengritësit hynë në Tripoli.

Vendndodhja e tij nuk dihet ende, dhe as koha e regjistrimit të kësaj porosie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›