E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni merret ne pyetje Fatmir Limaj

Deputeti i Kosovës Fatmir Limaj, i akuzuar për keqpërdorime në tendera gjatë kohës që ka qenë ministër i Transporteve, u paraqit sërish këtë të martë para prokurorëve. Në përfundim të seancës e cila zgjati rreth 3 orë, ish- ministri nuk iu përgjigj interesit të mediave, por avokati mbrojtës i tij Tahir Rrecaj, deklaroi se Limaj si ministër nuk ka pasur asnjë përgjegjësi për dhënien e tenderave në Ministrinë e Transporteve.

Burime nga Prokuroria janë shprehur për mediat se gjatë seancës Limaj është pyetur për shtëpinë e tij në Veternik, blerjen e një shtëpie në vlerë mbi 300 mijë eurosh në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë nga miku i tij, kontrata e së cilës iu gjet në shtëpi gjatë kontrolleve në muajin prill të vitit të kaluar.

Paraqitja e rradhës në prokurori e deputetit të Kuvendit  të  Kosovës, Fatmir Limaj do të jetë në datat 10 dhe 12 tetor.
Përveç deputetit Limajt për keqpërdorime në tenderat e Ministrisë së Transportit dyshohen edhe Nexhat Krasniqi, zyrtar i prokurorimit në këtë ministri dhe Gani Zogaj, tjetër zyrtar i ministrisë.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›