Perzgjedhja e teksteve me vote te fshehte nga mesuesit
Vitin e ardhshëm nxënësit e shkollave të mesme do të mësojnë me tekstet e reja. Një risi këtë vit është se për herë të parë nxënësit e klasës së 12-të të gjitha tekstet do t’i kenë të reja. Aktualisht në shkollat e mesme në Tiranë po përzgjidhen fillimisht tekstet nga mësuesit, ndërkohë dita e sotme është e para që përkon dhe me fillimin e diskutimeve mes arsimtarëve për përzgjedhjen e librave shkollore.
“Në klasën e 10-të shtë futur për herë të parë “Shkenca e Tokës”, që nuk ka qenë asnjëherë. Kishte vite që ishte hequr teknologjia, në maturë është futur. E reja është ajo që quhet avancimet, që nuk i bëjnë gjithë shkollat, por vetëm ato që i zgjedhin. Tjetër e re është fakti që në vit të katërt bëhet një lëndë e quajtur “Shkenca” që ka brenda elementë biologjie, kimie dhe fizike, por nuk ka më biologji, kimi, fizikë, të ndarë veç” thotë Luljeta Basha, drejtoreshë e shkollës së mesme “Partizani”.
Përzgjedhja e teksteve që do të mbajnë në duar nxënësit në fillim të vitit shkollor do të bëhet nëpërmjet nje votimi të fshehtë. Teksti që do të marrë më shumë vota do të përzgjidhet.“Votimi bëhet i fshehtë. Ditën e diskutimit bëhet analiza e çdo teksti, kurse ditën e votimit secili voton sipas rradhës të gjithë tekstet” thotë Basha.
Sipas autoriteteve të arsimit tekstet do të fillojnë të shpërndahen gjatë muajit gusht një javë para startimit të vitit të ri shkollor. Edhe këtë vit ato do të shpërndahen në shkolla nga përfaqësuesit e shtëpive botuese.
Edlira Sulejmani