Gaddafi në Algjeri?

Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 13:30
Një autokolonë, e përbërë nga 6 “Mercedesë” të blinduar, ka kaluar kufirin mes Libisë dhe Algjerisë.
Lajmin e bën të ditur agjencia egjiptiane e lajmeve “Mena”, që citon si burim një njësi ushtarake të kryengritësve, në qytetin Gadamis, pranë kufirit algjerian.
Sipas burimit, autokolona ka kaluar kufirin të premten gjatë orëve të paradites, e shoqëruar nga një komandë e armatosur.
Në bordin e makinave të blinduara, shtojnë më tej burimet, mund të jetë koloneli Muammar Gaddafi dhe djemtë e tij.
Algjeria ka qenë neutrale në lidhje me konfliktin në vendin fqinj dhe nuk ka pranuar të njohë Këshillin Kombëtar të Tranzicionit.