E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksika fillon hetimet për sulmin në kazino

Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 15:30

Qeveria e Meksikës ka ofruar 2.4 milionë dollarë shpërblim për informacionet që mund të çojnë në arrestimin e personave, që organizuan sulmin në një kazino, ku mbetën të vrarë rreth 50 persona.

Disa vetë, të armatosur rëndë, hynë në ndërtesë në mes të ditës, duke derdhur benzinë dhe duke i vënë flakën kazinos.

Autoritetet dyshojnë se organizatat kriminale fshihen pas sulmit, ndër më të rëndët që prej vitit 2006, kur presidenti nisi përdorimin e ushtrisë kundër karteleve të drogës.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka dënuar sulmin, si dhe ka riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Meksikës, për të luftuar grupet kriminale.

“Populli i Meksikës dhe qeveria e tyre janë angazhuar në një luftë të guximshme, për të çmontuar organizatat e dhunshme kriminale, që veprojnë si në Meksikë, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›