E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rëndë në Slloveni

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 13:30

Autobusi që udhëtonte me fëmijë nga Gjermania, është rrokullisur në rrugë në mes të Kranjit dhe Lubjanës, ku u lënduan 15 fëmijë, prej të cilëve tre janë lënduar rëndë.
Lajmi është bërë i ditur nga Radio Sllovenia.

Fëmijët e lënduar janë dërguar në qendrën klinike të Lubjanës, ndërsa pjesa tjetër është dërguar në një hotel në Kranj.

Të gjithë fëmijët janë të moshave 14 dhe 15 vjeç. Shoferi kishte mbetur i ngujuar në autobus, ndërsa nxjerrjen e tij jashtë e kanë bërë zjarrfikësit.

Autobusi i mbushur me plotë fëmijë gjermanë ishte duke udhëtuar për Kroaci.

Policia e Kranjit thotë se ende është e panjohur arsyeja që çoi deri të rrokullisja e autobusit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›