Gafa e Berluskonit për Obamën mua më duket thjesht shaka
Ka të drejtë ai lexuesi që shkruan për atë gafën e Berluskonit, lidhur me frikën prej një politikani si Berluskoni, në rast se fut hundët në Shqipëri. Berluskoni nuk është tip fort i përshtatshëm për marrëveshje mes vendeve, pasi ka një sens përfitimi tipik prej arroganti.
Por lidhur me atë që quhet gafë e tij për Obamën, mua nuk më duket gafë... Mos ta bëjmë tani Obamën sikur është zoti dhe na blasfemoi Berluskoni! Shaka bëri, po dhe sikur të mos ishte shaka, e vërtetë është ajo pjesa e fundit, se e para është çështje opinioni; po ashtu edhe mosha, çështje këndvështrimi.
Tani, zot na ruaj, të mos hapim më gojën, se na quhet gafë!
Për mendimin tim, ata që e panë këtë lloj deklarate si "raciste" apo "derogative", janë pikërisht ata njerëz që vuajnë nga ethet e racizmit dhe diskriminimit. Përndryshe, nuk do e kishin vënë re fare.
Një italian edhe mund të justifikohej po të ishte racist, po amerikanët?? Kanë 400 vjet që lloj-lloj rracash jetojnë në të njëjtin vend... duhet të kishte kaluar tashmë kjo lloj ndjesie...