Gafa e Min. së Mbrojtjes e shpall të vdekur komandon e ringjall pas 2 orësh
TIRANE-Ngjarja në Afganistan u përcoll me njoftime të ndryshme nga Ministria e Mbrojtjes në Tiranë. Ministria e shpalli të vdekur komandon Aleksandër Peci, por ndryshon qëndrim pas dy orësh.
Dikasteri në fjalë lajmëroi dje në orët e pasdrekes se nga sulmi i personave të veshur si policë afganë, kishin gjetur vdekjen dy komandot shqiptare në Afganistan, Feti Vogli dhe Aleksandër Peçi.
Në ora 18.30 të ditës së djeshme, ministria e mbrojtjes theksonte ne nje njoftim per shtyp se: Komandanti i Grupit të 1-rë Special Kapiten Feti Bedri VOGLI dhe Nëntetar Aleksandër Jak PEÇI (specialist armatimi në këtë grup), kanë marrë plagë të rënda dhe kanë ndërruar jetë në spitalin Rol 3 në Kandahar.
Ka lajm ka qenë i kobshëm, i tmerrshëm për familjen e Aleksandër Peçit, dhe gjithë të afërmit e tij. Nisur nga ai njoftim i Ministrisë së Mbrojtjes, familja Peci hapi dyert e mortit në banesën private në periferi të Tiranës.
Në shtëpinë e familjes Peçi për dy orë ishin shqiptuar fjalët e ngushëllimit si për vdekje, por më pas, të gjithë janë gjendur në pozitë të vështirë kur dy kapterrë të dërguar nga ushtria kanë sjellë lajmin se komando shqiptar ishte ende gjallë dhe njoftimet e mëparshme kishin qenë të rreme. Ngjarja u perjetua edhe me keq nga motra e tij e vogel, vetem 18 vjec qe ishte teper e lidhur me vellain.
Aleksandër Peçi ishte ende në jetë në pamundësi komunikimi me familjen e tij.
Dy orë me vonë nga njoftimi i parë, në ora 20.30, ministria e Mbrojtjes theksonte se “Sipas një njoftimi të dytë nga Komandanti i Kontingjentit “Eagle 4” në Kandahar, Afganistan, Nënkolonel Behar Mara, konfirmohet se Nëntetar Aleksandër Jak Peci, i cili u raportua se kishte humbur jetën, tashmë ndodhet në gjendje kome. Ka ende shpresë përmirësimi”.
Ggjeneral Viktor Berdo doli sërish në një komunikim me mediat, ku tha se “Në orën 17:15 minuta, komandanti i kontingjentit “EAGLE 4” në Kandahar, Afganistan, kolonel Behar Mara njoftoi Qendrën e Bashkuar Operacionale, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, se N/Tetar Aleksandër Peci kishte ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak të komandës “ISAF”, Rol 3 në Kandahar. I njëjti konfirmim ka mbërritur në orën 17:55 minuta nga ana e Komandës Ushtarake të NATO-s, në Shape, Belgjikë. Në orën 18:15 minuta, ne njoftuam median për lajmin e hidhur pasi kishim njoftuar familjarët, ndërsa në 18:30 minuta kjo u konfirmua në konferencën tonë për shtyp. Sipas një njoftimi të dytë nga Komandanti i kontingjentit “EAGLE 4” në Kandahar, Afganistan, kolonel Behar Mara, konfirmohet se N/Tetar Aleksandër Jak Peci, i cili u raportua se kishte humbur jetën, tashmë ndodhet në gjendje kome. Ka ende shpresë përmirësimi”.
Pas ketij njoftimi në orën 21:45 erdhi edhe reagimi i Kryeministrit. Fillimisht ai kishte shkuar në Ministrinë e Mbrojtjes, ku ishte informuar për ngjarjen. Nderkohe edhe Presidenca dhe kreu i PS riderguan mesazhet e ngushellimit pasi fillimisht mesazhet u adresoheshin te dyja familjeve.
(d.b/BalkanWeb)