Gafa e Roberto De Niros
Pas Festivalit të Filmit në Kanë, përveç fituesve, vëmëndjen më të madhe e ka marrë kryetari i jurisë, aktori i njohur, Robert De Niro. Gjatë fjalimit të tij me rastin e ndarjes së çmimit, De Niro ka provuar që të flasë frëngjisht. Por, kjo ka shkaktuar ilaritet në sallë, pasi në vend që të thoshte ‘companion’, që përkthehet kolegë, ka thënë champignon, e cila përkthehet kërpudhë. Megjithatë, De Niro e ka kaluar me të qeshur këtë dhe më pas ka filluar që të flasë anglisht.