Shtyhet fundi i botës do jetë më 21 tetor
Predikuesi evangjelist, që deklaroi se fundi i botës do ishte më 21 maj, ka dalë në radio për të shpjeguar se përse jemi akoma në tokë.
Harold Camping, 89 vjeç, tha se zoti ishte treguar i mëshirshëm dhe i kishte lënë njerëzit të jetojnë edhe pesë muaj. Sipas tij, fundi i botës do jetë më 21 tetor.
Ndërkohë, me qindra e mijëra njerëz kanë shpenzuar gjithçka kishin për të pritur fundin e botës. Mijëra të rinj tani janë vënë në kërkim të punës. Edhe më parë Camping kishte parashikuar fundin e botës në vitin 1994.