E Diel, 1 Nëntor 2026

Gafa e ministrit francez, mesazh intim gruas në Twitter

PARIS-Ministri francez i Industrisë, Eric Besson ka bërë një gabim trashanik në rrjetin social, Twitter. 53-vjeçari në vend që të dërgonte një mesazh privat intim, ka dërguar një mesazh publik që është lexuar nga të gjithë ndjekësit e tij në rrjet. Nuk bëhet fjalë për ndonjë rreth të ngushtë miqsh, por për plot 14 000 persona që kishte në linjë.

Mesazhi si duket ka qenë për grua e tij Yasmine Tordjman, e cila është 29 vjet më e re se ai. Beson e ka dërguar mesazhin në orën 11:00 paradite ku ai shkruan: “Kur të kthehem në shtëpi dua të shkoj në shtrat. Jam shumë i rraskapitur. Së bashku me ty?”

Ministri francez e fshiu mesazhin brenda pak minutash, por ishte shumë vonë pasi mesazhi i tij u ripostua nga të tjerët qindra herë.

Më pas Beson u mundua të ndreqë gabimin dhe rishkroi. “Kështu është kur nuk di të menaxhoj mirë listën dhe shtyp butonin e gabuar. Por që të siguroheni dhe ju, unë nuk do të shkoj në shtrat”.
Por, ndërsa fansat po bënin ende shaka me gafën e Ministrit ai shumë serioz, më pas shkroi: “Ok, ju vazhdoni kënaquni, unë kam një takim në Parlament, për të cilin duhet të përgatitem”.

Besson u martua me Ms Tordjman, 24 vjec, vitin e kaluar pas divorcit me gruan e tij, Sylvie Brunel.
Pas ndarjes, Znj Brunel e akuzoi politikanin se e la për një grua shumë më të re, që ishte në moshë sa vajza e tyre e madhe.
Besson i quajti komentet e ish-gruas të "turpshme".
Tordjman është mbesa e Wassila Bourguiba, gruaja e ish-presidentit tunizian, Habib Bourguiba.
Besson insiston në faktin se ku ka dashuri, dallimin nuk e bën mosha.

(d.bonollari/Dailymail/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›