Vdes Gadaf, Tirana zyrtare: Moment historik për Libinë
TIRANË-Vrasja e Muammar Gaddaf është cilësuar si një moment historik dhe në Shqipëri. Presidenti, kryeministri dhe kreu i PS janë shprehur sot me mesazhet e para.
Topi
“Vrasja e Gaddafit është një moment historik që le pas një kalvar vuajtjesh e pasojash të një diktature të gjate”, deklaroi sot Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pas njoftimit të lajmit për vrasjen e ish-diktatorit libian, Muammar Gaddaf. Ne mesazhin e tij, Kreu i Shtetit thekson se tani hapet një epokë tjetër për popullin libian, për një të ardhme të dre drejt demokracisë e paqes në vend.
Berisha
Edhe Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur sot nëpërmjet një mesazhi lajmin e eliminimit të ish dikatorit libian Muammar Gaddaf.
Zyra e shtypit e kryeministrisë bëri të ditur se në këtë mesazh kryeministri shprehet se "Këshilli Kombëtar i Tranzicionit u dha sot libianëve dhe mbarë botës lajmin e shumëpritur të daljes nga skena njëherë e përgjithmonë të ish diktatorit libian Muammar Gaddaf".
Berisha nëvizon se "ky kriminel, më i madhi në historinë moderne të Libisë, meritonte ndëshkimin më të madh sipas ligjit ndërkombëtar për krimet e rënda kundër njerëzimit që kreu ndaj popullit të tij".
Në përfundim shefi i qeverisë shqiptare shprehet se "por le të urojmë që vrasja e tij të jetë një ngushëllim për familjarët e mijëra e mijëra burrave dhe grave, fëmijëve e të moshuarve libianë që ranë në pranverën arabe nga barbaritë e tij”.
Rama
Ndërkaq lideri i opozitës Edi Rama shkruan në rrjetin social, Twitter se “Saliu e quajti frontin antiplehra importi një Aleancë të Plehut", pastaj përshëndeti vrasjen e Gadafit "që Aleancë Plehrash quante NATON!”
(d.b/BalkanWeb)