Rama: Ja pse shkruaj editoriale!
TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama theksoi sot në një editorial të radhës në blogun personal se shkrimet e tij nuk kanë qëllim të rrëzojnë kryeministrin Sali Berisha, por janë një mënyrë e re komunikimi me publikun.
“Kam ndeshur herë pas here këto kohë në këtë blog, po edhe në komente që më kanë mbërritur nga të tjera tribuna, një shprehje të habitshme: Nuk rrëzohet Saliu me editoriale! A thua se për qëllim të editorialeve të mia kam shpallur rrëzimin e Saliut (?) ose ende më keq, a thua se ankuesit në fjalë bezdisen nga fakti që u duhet të lexojnë. Apo, nuk e di, mbase i bezdis edhe thjesht fakti që unë shkruaj për të komunikuar drejtpërdrejt me njerëzit”.
Sipas Ramës në rast se nuk rimëkëmbet komunikimi atëherë do jetë e pamundur rimëkëmbja e bashkëjetesës shoqërore.
“Që komunikimi publik e jopublik mes njerëzve në Shqipëri është rrënuar në një farë feje ku zor të gjesh dritë shprese për ta parë të rimëkëmbur, kjo dihet. Dihet edhe që në pasqyrat mediatike ky komunikim i rrënuar gjuhësisht e botkuptimisht deformohet akoma më zi nga interesa aspak të fshehta të lidhura me politikën. Por po ashtu dihet se pa e rimëkëmbur komunikimin për t’u kuptuar në rradhë të parë me njëri-tjetrin se çfarë mendojmë, jo domosdoshmërisht për të rënë dakord, ne do ta kemi të pamundur të rimëkëmbim bashkëjetesën e shkatërruar shoqërore”.
Edhe një herë, kryesocialisti bën me dije se editorialet e tij nuk kanë asnjë kuptim tjetër vec komunikimit të drejtëpërdrejtë dhe të shtjelluar.
“Editorialet e mia s’kanë asnjë arsye më shumë se sa komunikimin e drejtëpërdrejtë për çështje që i gjykoj të rëndësishme të komunikoj me njerëzit, në kushtet kur përndryshe komunikimi është tejet i kushtëzuar e i cunguar nga pasqyra mediatike. Pse të mos flasim për çështjet a të debatojmë kundërshtitë mbi qëndrime e ide të shprehura në këto shkrime, po të humbasim kohë kot me komente për faktin pse unë shkruaj editoriale? Editorialet nuk zëvendësojnë asgjë tjetër në punën time, janë thjesht në vendin e tyre dhe synojnë vetëm kaq: Një komunikim më të shtjelluar se sa ç’lejojnë rrugët e tjera me njerëzit e interesuar për pikëpamjet e mia”, përfundon shkrimi i Ramës në blog.
(d.b/BalkanWeb)