Greqi, projektligji i masave shtrënguese kalon me 154 vota
ATHINE-Parlamenti grek votoi në mbrëmje me 154 vota pro dhe 144 vota kundër, pr/ligjin për masat shtrënguese ekonomike. Deputetët deklaruan votën e tyre për 38 nenet e projektligjit, duke deklaruar votën e tyre “po” për të gjitha nenet ose “jo” për të gjitha nenet.
Ashtu sic kishte paralajmëruar më herët deputetja e PASOK, Luka Kaceli votoi kundër nenit 37 dhe pro gjithë neneve të tjera, por ky veprim shkaktoi përjashtimin e saj nga grupi parlamentar i PASOK.
Kështu grupi i deputetëve të partisë në pushtet mbetet tani me 153 deputetë, edhe pas dorëheqjes së deputetit Thoma Robopulos para disa ditësh, i cili deklaroi se nuk mund të votonte për këto masa shtrënguese.
Kundër gjithë neneve të projektligjit votoi edhe kryetarja e Partise Aleanca Demokratike, deputetja Dora Bakojanis
Pas votimit në parlament, paketa e masave hyn në fuqi.
(d.b/BalkanWeb)