Vritet një serb e plagosen 2 të tjerë, qeveria dënon incidentin
PRISHTINË- Qeveria e Republikës së Kosovës dënoi incidentin që ndodhi sot në fshatin Dobrushë, të Burimit (Istog) ku humbi jetën një qytetar i komunitetit serb dhe dy të tjerë u plagosën.
Policia e Kosovës njoftoi se ka marrë një informacion se rreth orës 12:30 në Rajonin e Pejës, saktësisht në fshatin Dobrush të Komunës së Istogut ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri.
Policia ka reaguar menjëherë duke dërguar në vendngjarje të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku u konstatua se si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri, një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Të tre personat i përkasin komunitetit serb.
Si rezultat i reagimit të shpejtë të Policisë është arritur që të konfiskohet një veturë dhe një armë AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast, ndërsa i dyshuari ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes.
Personi i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër penale është identifikuar dhe është në ndjekje nga ana e Policisë. Në bazë të hetimeve fillestare dyshohet se rasti ka të bëjë me mosmarrëveshje të shit-blerjeve të pronave. Nga ana e Policisë është duke u punuar intensivisht për hetimin dhe verifikimin e çdo detaji dhe akti të mundshëm që lidhet me këtë rast.
Me këtë rast, Qeveria e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. “Pavarësisht rrethanave se si ka ndodhur ky akt, aktet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme nga të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksohet në komunikatë.
Qeveria rithekson se, Kosova është shtet demokratik, që përbëhet nga komunitete të ndryshme etnike, një shtet ku toleranca dhe bashkëpunimi mes komuniteteve është ndër vlerat më kulmore.
“Në këtë kuadër, çdo akt që dëmton klimën e mirë të tolerancës dhe të bashkëpunimit mes komuniteteve është i dënueshëm dhe i patolerueshëm nga institucionet e Kosovës”, thekson qeveria kosovare.
Qeveria fton organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur që autorët e këtij akti të rëndë të nxirren para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
(d.b/BalkanWeb)