E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moxart me tingujt e pianos

Në kuadër të sezonit të saj artistik u zhvillua dhe koncerti i radhës së Orkestrës Simfonike të RTSH, i cili solli tek publiku vepra nga Moxart, Bach dhe Brams. Kjo mbrëmje koncertore u drejtua nga dirigjenti Oleg Arapi si dhe të ftuar ishin solistët Edlira Braka, Elda Aliaj si dhe Besiana Çegrani, të treja interpretuan në piano. Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar krahas veprave nga literatura muzikore botërore, ka sjellë në koncertet e saj gjatë kësaj stine koncertore dhe shumë emra të njohur artistësh shqiptarë dhe të huaj të cilët janë të njohur në skenat botërore. Kështu artistë të njohur rus, gjermanë etj, kanë interpretuar në skenën shqiptare, por mes tyre kanë qenë dhe artistët shqiptarë si: Desar Sulejmani, pianistja Dhurata Lazo etj, të cilët kanë përcjell emocione dhe vlera muzikore me interpretimet. Ndërkohë që dirigjenti dhe solistët e ftuara janë emra të njohura në fushën e muzikës. Kështu Oleg Arapi lindi në qytetin Borisoglebsk të Rusisë. Në vitin 1988 mbaron Institutin e Lartë të Arteve Tiranë, në degën Dirizhim në klasën e pedagogut Eno Koço. Koncerti diplomë vlerësohet maksimalisht. Punon Dirigjent i Orkestrës Simfonike të Filarmonisë të qytetit Vlorë me të cilën realizoi me cilësi koncerte të ndryshme simfonike me krijimtari të autorëve të ndryshëm si: Vivaldi, Bach, Beethoven, Brahms, Mozart, Mendelssohn, Schubert, Britten, Kreisler, etj. Në 1989 Fiton Çmimin e Tretë si Dirigjent në Takimin Kombëtare të Orkestrave Simfonike. Në 1996 Fiton Medaljen e Artë në Konkursin Ndërkombëtar në Netanya të Izraelit me korin e  grupit Iliria Vlorë. Më pas punon Dirigjent Kori në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve dhe Mjeshtër Kori pranë TOB-it, Tiranë në vënien e operave Norma e Belinit, La Traviata e Verdit etj.  Ka dirizhuar koncerte të ndryshme në Itali, Spanjë, Rusi, etj. Edlira Braka,është kurorëzuar me sukses në konkursin EPTA me çmimin e tretë, të cilin e përmirëson në 2002 me çmimin e dytë dhe më vonë kur merr diplomën e aktivitetit me motivacionin  Për interpretimin më të mirë të sonatës klasike. Në mars 2009 ka luajtur në Moskë më shumë sukses. Është një nga talentet e brezit të ri në fushën e pianos. Elda Aliaj, talenti i saj merr fill në vitin 2000 ku merr pjesë për herë të parë në konkursin prestigjioz të EPTA. Besiana Çegrani, gëzoi sukses të menjëhershëm të cilin e konkretizoi në konkursin ndërkombëtar të Barletta-s Itali, ku u vlerësua me çmimin e parë. Vazhdon me trofenë e çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar të Piacenza (Valtidone) Itali. Në dhjetor të vitit 2000 në konkursin Këngët e Tokës vlerësohet me çmim special. Në 2006 në konkursin Mozartiana në Shkup (Maqedoni) vlerësohet me çmimin e parë. E pason në konkursin Këngët e Tokës, ku merr çmimin special. Ka luajtur tre koncerte recitale ndër të cilët dy në TKOB në vitet 2008 dhe 2009 dhe tjetri në qytetin e Korçës. Ndërkohë që kompozitorët që erdhën me tingujt e tyre në skenën shqiptare janë cilësuar si ndër më të mëdhenjtë e literaturës simfonike.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›