Gago e do Interin

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 16:50
Menaxheri i Fernando Gagos beson se mesfushori i Real Madridit do të ishte përforcim i mirë për Interin.
Gago pritet që gjatë kësaj vere të largohet nga gjiganti madrilen, pasi nuk zë vend në planet e trajnerit Jose Mourinho dhe Inter është në mesin e klubeve të interesuara për mesfushorin argjentinas.
“Gago është futbollist kualitativ dhe mendoj se do të paraqitej me sukses në Inter”, tha menaxheri Simone Picotti për Tuttomercatoweb.com.
“Gagos do t’i pëlqente të luante atje. Por, duhet të presim dhe të shohim çka ndodh”, përfundoi Picotti.