Milito mund të përfundojë në Romë

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 18:00
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gabriel Milito është objektiv transferimi i trajnerit të ri të Romës, Luis Enrique.
Enrique, ish trajner i Barcelonës B, spekulohet se kërkon 30 vjeçarin argjentinas, i cili aktualisht në Nou Camp është zëvendësues i dyshes Carles Puyol dhe Gerard Pique.
Sipas të përditshmes katalane El Mundo Deportivo, Enrique dëshiron të transferojë Militon duke i ofruar paraqitje në formacionin bazë të Giallorossëve, pas largimit të qendërmbrojtësit francez Philipe Mexesit në Milan.