Sneijder: Milani, interesi im kryesor

Superylli i Interit, Wesley Sneijder ka deklaruar se ai nuk është duke menduar fare për Manchester Unitedin, por për mënyrën se si do ta festojë triumfin në Superkupën e Italisë ndaj Milanit.
“Unë jam futbollist, unë kam shumë synime dhe dua të fitoj sepse kënaqem së fituari. Të shtunën është sfida e parë e madhe e sezonit. Të luash superkupën në Pekin është mirë. Është derbi, dhe natyrisht do të jetë ndeshje e madhe. Jam vërtet i kënaqur të jem këtu. E dua këtë vend, njerëzit. Kam parë aq shumë kinezë këtu, është vërtet fantastike, pasi futbolli është shumë popullor këtu”, ka thënë holandezi.