S’ka oferta nga Italia

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 18:40
E ardhmja në Itali duket në dyshim për sulmuesin e Juventusit, Amauri, ka njoftuar menaxheri i tij Giampiero Pocetta.
Bianconerët dëshirojnë të shesin Amaurin gjatë kësaj vere, pasi ai ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij.
Edhe pse spekulohej se Parma, Genoa, Milan dhe Fiorentina janë të interesuara për shërbimet e tij, duket se deri më tani kërkesat kanë qenë vetëm nga jashtë Italisë.
“Nuk kam marr asnjë ofertë konkrete nga ndonjë klub italian, por mund të konfirmoj oferta nga shtete të huaja”, tha Pocetta. Olympique Marseille besohet se kërkon 31 vjeçarin Amauri.