E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili, dy miqësore me Argjentinën

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 17:25

Brazili do të takohet me Argjentinën në dy miqësore muajin e ardhshëm, në secilin shtet, me skuadra të zgjedhura nga ligat shtetërore, ka njoftuar Federata braziliane e Futbollit (CBF).

Rivalët e vjetër, që dëshpëruan në Copa America muajin e kaluar duke u eliminuar në çerekfinale, do të ndeshen në Argjentinë më 14 shtator, ndërsa dy javë më vonë në qytetin Belem, në veri të Brazilit.

Selektori i Brazilit, Mano Menezes, tha se do të shfrytëzojë ndeshjet për të testuar futbollistët që nuk janë ftuar më parë.

“Do të jem në gjendje të shoh futbollistët që kanë potencial, por që kanë munguar në grumbullimet e kaluara”, tha Menezes në komunikatën e publikuar nga CBF.

Por, Brazili do të jetë në fuqi të plotë për miqësoren kundër Gjermanisë në Stuttgart më 10 gusht, datë e FIFA-s.

Miqësoret me Brazilin nuk do të jenë ndeshjet e para në detyrë për selektorin e ri të Argjentinës, Alejandro Sabella, pasi ai do të udhëheqë ekipin gjatë turneut në Azi, ku takohen me Venezuelën më 2 shtator dhe Nigerinë katër ditë më vonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›