Maqedoni, inflacioni bie në 5.2 për qind
Maqedoni, inflacioni bie në 5.2 për qind Shkup, rënie e inflacionit Maqedonia ka përjetuar një rënie të inflacionit gjatë muajit Nëntor. Bëhet fjalë për 5.2 përqind, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas Agjensisë së Lajmeve, Makfaks, kjo paraqet zvogëlim të dukshëm të inflacionit, i cili para disa muajve tejkaloi dhjetë për qind në nivel vjetor. Inflacioni në nivel vjetor shënon rritje prej 0,2 për qind, që është rezultat i indekseve më të larta, para së gjithash, të energjisë elektrike për 13,3 për qind, si dhe të këpucëve, produkteve kozmetike, enëve dhe elementeve për amvisëri, etj.
Gjithashtu, indeksi i çmimeve me pakicë në nëntor shënon rritje prej 4,5 për qind, në krahasim me vitin e kaluar, përderisa në krahasim me muajin paraprak shënon rënie prej 0,1 për qind. Vlera e shportës konsumatore për ushqim dhe pije për një shërbim për katër vetë, llogaritur në bazë të çmimeve me pakicë, në nëntor arrin 12.238 denarë dhe në krahasim me muajin paraprak është më e ulët për 0,3 për qind.