Rexhepi: Do të ndihmojmë në shtrirjen e EULEX
Mitrovicë - I shqetësuar pas zhvillimeve të fundit lidhur me planin e OKB-së për mënyrën e vendosjes së EULEX-it në Kosovë, kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi Rexhepi, u shpreh se qytetarët janë gjithashtu të shqetësuar nga zhvillimet me të cilat po ecet. Pavarësisht kësaj, Rexhepi theksoi se strukturat vendore do ta përkrahin shtrirjen e EULEX in në gjithë territorin e vendit. Nga ana tjetër, ai bëri të ditur se gjendja në Mitrovicë paraqitet aktualisht e qetë dhe pa ndonjë incident.