E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi 100 milione Euro, pi pergjigjet Ibras

Sfida e se shtunes ne mbremje, Juventus-Inter ka mberthyer ne "ethe" klubin zikalter, qe para titullit kampion kerkon te fitoje duelin e fundit, me rivalin kryesor. Nje fitore e mundshme kete te shtune do te jete edhe morale per zikalterit. "Ata jane rivalet e vertete," - thekson Marko Tronketi Provera, nje nder drejtuesit e klubit te Interit. Ai zbulon se per te mbajtur sulmuesin kryesor, Ibrahimovic, eshte gati te rinovohet kontrata qe te mos vihet ne diskutim e ardhmja e suedezit, tek Interi. Kesisoj, cdo kerkese, per sulmuesin kryesor te ekipit, qe pritet te rinovoje kontraten, me klubin, nuk do te refuzohet. 100 milione Euro ka kerkuar menaxheri i Ibras? "Eshte nje kerkese qe duhet te pergjigjet Morati, si aksionari e Interit," - thekson ai, -"por mendoj se di se presidenti do te marre parasysh keto shifra dhe do te jete e veshtire qe t'i refuzoje," - shprehet Tronketa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›