E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic: Nuk heqim dorë nga Kosova

Nga Express më 20 maj 2011 në ora 16:53

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka thënë se “Serbia nuk do të heqë kurrë dorë nga Kosova”.

Këto komente, ai i ka bërë në një manifestim të organizuar në Beograd, me rastin e vizitës së një numri nxënësish serbë nga Kosova.

“Më thanë se vini nga të gjitha vendet e bukura të Kosovës sonë, prej së cilës ne kurrë nuk do të heqim dorë, sepse ai është vendi ku kemi ndërtuar identitetin tonë”, ka porositur Tadic filloristët nga Kosova.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›