Nasri shënon dhe uron ‘Me fat Bajrami’ (video)

Samir Nasri u bë hero i Manchester Cityt duke shënuar golin e fitores 3-2 ndaj Southamptonit në kuadër të xhiros së parë në Premierligë.
Mesfushori musliman me prejardhje nga Algjeria realizoi golin e fitores për kampionin në fuqi dhe me këtë rast shpalosi një fanellë ku shkruante Eid Mubarak, që në përkthim në shqip do të thotë ‘Me fat Bajrami’. Pasi David Silva nuk realizoi nga penalltia në minutën e 17-të, Carlos Tevez u përkujdes që City të kalojë në epërsi duke shënuar në minutën e 40-të.
Por, Southamptoni, skuadër e promovuar këtë edicion në Premierligë barazoi rezultatin pas një ore lojë kur realizoi Lamber kurse dhjetë minuta më vonë kaloi në epërsi nëpërmjet zëvendësuesit Davis. Por, City u kundërpërgjigj shpejt nëpërmjet Edin Dzekos (minuta 72), dhe Samir në të 80-tën për fitoren 3-2.