Adam i lumtur në Liverpool

Charlie Adam ka insistuar se është i lumtur të mbetet në Liverpool, edhe pse spekulohet me largim nga Anfield Road.
E ardhmja e Adamit është vënë në dyshim pas transferimit të Joe Allen nga Swansea. Por, ai ka insistuar se dëshiron të mbetet në klub.
“Jam i lumtur në Liverpool dhe pse duhet të largohem pas një viti? Nuk ka kuptim. Jam i gatshëm nëse është nevoja të bisedoj me menaxherin por mendoj se nuk do të lëvizi nga këtu”, deklaroi Adam për Sportinglife.
“Luaj së bashku me disa prej lojtarëve më të mirë në botë, kam trajner të mirë dhe përmirësohem çdo ditë e më tepër”, përfundoi ai.