Galeria Kombëtare e Arteve Hasan Nallbani vjen me tablotë e familjes

Ekspozita vetjake e piktorit përmban punime të viteve 2006-2009
Në vazhdimësinë e promovimit të krijimtarisë bashkëkohore, që zhvillohet gjatë periudhës që jetojmë në vendin tonë, Galeria Kombëtare e Arteve ka zgjedhur të përurojë në muajin maj-qershor krijimtarinë e piktorit Hasan Nallbani. Idetë e piktorit të njohur Nallbani mbi fenomenin grua në shoqërinë shqiptare, si dhe një tjetër personazh, djali që përfaqëson fëmijën, por që në këtë kuadër plotëson familjen, do të pasqyrohen në një ekspozitë të mërkurën, në Galerinë Kombëtare të Arteve. GKA sjell kështu në vijimësinë e promovimit të artit bashkëkohor, ekspozitën vetjake të piktorit Hasan Nallbani, ku do të paraqiten 68 punime të teknikës vaj mbi kanavacë, të realizuara në periudhën 2006-2009. Krijimtaria e Hasan Nallbanit i përket pikturës bashkëkohore shqiptare. Përzgjedhja e krijimtarisë së Nallbanit është bërë në zbatim të procesit të aplikimit nga vet artisti dhe në bashkëpunim profesional me Sektorin e Studimit dhe të Kërkimit. Pas diskutimeve mbi krijimtarinë e tij në Sektorin e Studimit dhe Kërkimit si dhe referimit për cilësitë dhe mesazhin e krijimtarisë e tij në stafin drejtues të Galerisë Kombëtare të Arteve, piktorit të mirënjohur Nallbani iu dha e drejta të ekspozojë krijimtarinë e propozuar prej tij. 68 piktura në telajo janë në teknikën vaj mbi kanavacë. Përmasat e pikturave janë të formateve të ndryshme, të cilat shpërndahen në sallë përmes një logjike konceptuale të vet autorit. Krijimtaria e piktorit Nallbani është kryer nga vitet 2006-2009. Ekspozita është e hapur në sallën e përhershme të ekspozitave të përkohshme në katin e parë të Galerisë Kombëtare të Arteve, që do të përurohet me datë 20 maj dhe do të qëndrojë e hapur deri me datë 16 qershor 2009. Pasqyrimi figurativ e piktorit lidhet ngushtësisht me idetë e tij ndaj fenomenit grua në shoqërinë shqiptare. Djali është një personazh i dytë që përfaqëson fëmijën, por që plotëson fenomenin familje. Krijimtaria e tij i përket pikturës bashkëkohore shqiptare. Ndërkohë që linja e veçantë muzeale, e cila qëndron e hapur prej disa ditësh në mjediset e reja të Galerisë Kombëtare të Arteve, ka tërhequr së fundmi, jo vetëm vëmendjen e vizitorëve shqiptarë, por edhe atyre të huaj. Disa ditë më parë, ky institucion është shfaqur para artdashësve kryeqytetas, me një fytyrë të re e me ambicie të reja, por veçanërisht në këtë ditë është përuruar edhe një linjë muzeale, nën emrin "120 vjet art i pikturës dhe skulpturës në Shqipëri nga fundi i shek. XIX deri në fund të shek. XX". Nga vetë punonjës të GKA mësohet se, jo vetëm mjediset e reja bashkëkohore dhe në mënyrë të veçantë historia që përmbajnë tablotë e ekspozuara në linjën muzeale kanë tërhequr një numër të madh vizitorësh, të cilët i përkasin të gjitha moshave.
Të dhëna mbi piktorin
Piktori ka lindur në 15. 05. 1934 në qytetin e Beratit. Shkollën fillore e ka kryer në qytetin e lindjes. Përfundon Liceun Artistik Jordan Misja në Tiranë. Studimet e larta i ka kryer në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë nga viti 1960 -1964. Specializimi i tij profesional është njohja e restaurimit të veprave të artit dhe për një periudhë të gjatë kohe ka drejtuar sektorin e restaurimit në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Ai është autor i shumë artikujve që lidhen me tema të ndryshme të restaurimit të veprave të artit mesjetar në Shqipëri dhe sot ai ka titullin Profesor-Doktor. Nallbani pas viteve 1964 u bë një nga piktorët më në zë të artit shqiptar. Si për të gjithë artistët shqiptarë edhe krijimtaria e tij përqafua dy periudha krijuese. E para është ajo e para viteve `90, ku ai pikturoi dhe mori pjesë në ekspozitat e diktuara nga shteti i kohës komuniste. Në këtë periudha ai u dallua si një piktor me diapazon të gjerë, ku preferoi temën historike dhe atë të ditës. Periudha e dytë është ajo e pas viteve `90, ku vazhdon të pikturojë plotësisht i çliruar.
Last Updated on Tuesday, 19 May 2009 10:18