Privatizimi i tokave të ndërmarrjeve shtetërore, ulje 40% kush paguan menjëherë
Deri tani vetëm METE ka gati 13 ndërmarrjet e para të cilave do tu privatizohet trualli
Dy ditë më parë Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi projektligjin “Për taksën mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror”, duke i hapur rrugë nisjes së procesit të gjerë për shitjen e tokave që shfrytëzohen nga privati, por që janë pronë e qeverisë. Projektligji është i ndarë në dy pjesë të ndara, ku njëra flet për taksën e tokave me 10 për qind, kurse e dyta trajton procesin e shitjes së tyre, me bono privatizimi në masën 20 për qind. Projektligji parashikon një tjetër incetivë sa i takon pagesës së menjëhershme, ku individi përfiton ulje çmimi me 20 për qind. Sipas drejtoreshës për çështjet juridike në Ministrinë e Financave, Linda Rusmali, projektligji u intereson 13 mijë individëve dhe bizneseve që kanë objekte mbi prona shtetërore, ndërsa për tokën paguajnë qira. Problemi që hasim aktualisht është qiraja që nuk paguhet, për rrjedhojë ne propozojmë ndryshimin e ligjit, duke vendosur taksë 10 për qind mbi vlerën e tokës, si dhe shitjen për ata që kanë interes t’i blejnë.
Zbatimi i ligjit
Projektligji, referuar nenit 2, do të zbatohet mbi trojet e paprivatizuara, të ndërtesave të privatizuara nga shtetasit me ligjin nr. 7512, datë 10.08.1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarie private të pavarur dhe privatizimit” (i shfuqizuar), sipas gentplaneve në momentin e privatizimit të ndërtesave. Gjithashtu prek trojet e paprivatizuara të ndërtesave të shitura nga ndërmarrjet shtetërore, përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7512 (i shfuqizuar), sipas gentplaneve në momentin e shitjes së ndërtesave; si dhe mbi trojet e paprivatizuara mbi të cilat janë ndërtuar ndërtesa, mbi bazën e lejeve të ndërtimit të lëshuara nga Komitetet Pluraliste të Këshillave në periudhën e funksionimit të tyre, sipas gentplaneve në kohën e lëshimit të lejes së ndërtimit. Debate pati dhe për një tjetër kategori ku shtrihet projektligji, si te “trojet në përdorim të personave juridikë tregtarë, në përputhje me parashikimet e vendosura nga ligji i veçantë”, duke i bërë disa ndryshime teknike. Në nenin 18 të projektligjit janë vendosur kushtet e përfitimit të uljes së çmimit të tokës dhe përdorimi i letrave me vlerë. Kështu, individët, që përfitojnë nga e drejta e privatizimit të truallit shtetëror sipas parashikimeve të këtij ligji, mund të kërkojnë pranë Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në MF-ë, shlyerjen e menjëhershme të pagesës së truallit. Nëse kërkesa për pagesë të menjëhershme të vlerës së truallit bëhet me shkrim brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit dhe kjo pagesë realizohet brenda 30 ditëve nga data e pajisjes me autorizim për kalim pronësie trualli, individët përfitojnë ulje prej 20% e vlerës dhe 20% e vlerës së mbetur mund të paguhet me bono privatizimi. “Nëse kërkesa për pagesë të menjëhershme të vlerës së truallit bëhet me shkrim pas 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, por brenda një viti nga hyrja në fuqi e ligjit dhe kjo pagesë realizohet brenda 30 ditëve nga data e pajisjes me autorizim për kalim pronësie trualli, individët përfitojnë ulje prej 20% të vlerës”, është një tjetër mundësi që parashikohet në projektligj.
Lista e objekteve
Në pritje të plotësimit të listës së ndërmarrjeve që do tu privatizohet toka, Ministria e Ekonomisë e ka gati 13 ndërmarrje në varësi të saj, të cilat do i nënshtrohen privatizimit 100 për qind. Janë të paktën 100 specialistë që po merren me përgatitjen e listës me objektet shtetërore që do të kalojnë në procesin e privatizimit. Sipas asaj, çka është deklaruar më parë qeveria shqiptare do të heqë dorë nga të gjitha aksionet e mbetura në kompanitë shtetërore, si dhe në ato kompani që tashmë janë në duart e investitorëve privatë. Në përmbushje të kësaj nisme mësohet se brenda këtij muaji fillon puna për privatizimin e trojeve të ndërmarrjeve industriale në Tiranë, Fier, Lushnjë, Vlorë dhe Durrës. Për tu dhënë më tepër informacion të interesuarve që dëshirojnë të hyjnë në privatizime, të gjitha materialet për kompanitë që do të përfshihen në këtë proces do të hidhen në faqen e Ministrisë së Ekonomisë, ku do të jenë të hapura për publikun.
Banka Botërore vëren përparime në luftimin e varfërisë
Banka Botërore me anë të një raporti të publikuar sot thekson se, me gjithë krizën mbarë botërore janë shënuar përparime në luftimin e varfërisë në vendet në zhvillim. Në bazë të analizave rezulton se në Azi, numri i njerëzve të që jetojnë në varfëri ekstreme është ulur ndjeshëm. Ndërsa shumë pak përparime janë shënuar në Afrikë. Përmirësimet më të mëdha janë shënuar në vendet në zhvillim në shkollimin e vajzave dhe djemve si dhe në mundësimin e qasjes së njerëzve në ujin e pijshëm.
22 Prill 2010