E Diel, 1 Nëntor 2026

Galiani: Ançeloti qëndron vetëm nëse renditet i treti

"Karlo Ançeloti do të qëndrojë nëse
renditet i treti". Konfi rmimi vjen
nga Adriano Galiani para nisjes për në
Katar, ku sot, në orën 19.00, kuqezinjtë
do të jenë të impenjuar në një ndeshje
miqësore. Administratori i deleguar i
Milanit ka dalë hapur për të ardhmen
e trajnerit, që do të vazhdojë të jetë
kuqezi, vetëm në rast se fi ton një vend
në Champions League, pa kaluar në
turin eliminator. "Për Ançelotin lexoj
shpesh gjëra të ndryshme, por unë
do të fl as në mënyrë të qartë, shton
Galiani. Shtypi spanjoll fl et për miqësinë
time me Florentino Perez, ndërsa në
Itali lexohet se do ta shesim Kakanë
te Real Madridi. Në të dyja rastet, ose
unë e kam humbur aftësinë për të komunikuar,
ose dikush nuk di të dëgjojë.
Rikardo nuk është në shitje". Përshkrimet
për një ndërrim të mundshëm të
pronarit të Milanit, Galiani i përjashton.
"Janë vetëm opinione ilustruese editorialistësh,
por që nuk korrespondojnë
me opinionin e presidentit Berluskoni.
Një artikull gazete nuk është gjithçka,
është thjesht një artikull gazete".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›