E Shtunë, 31 Tetor 2026

NOTARI JON PEPAJ KëRKON SPONSORIZIMIN NGA FSHN-ja

Çuditë në sportin shqiptar nuk kanë fund. Këtë herë
është Federata Shqiptare e Notit ajo që duket se
në mënyrë preferenciale mënjanon talentet me qëllim
dhe sponsorizon të tjerët. Ai që e ka denoncuar këtë fakt
ka qenë vetë notari 18-vjeçar i "Tirana Delfi na Sportit",
Jon Pepaj, i cili kërkon nga FSHN-ja që ta sponsorizojë
për të marrë pjesë në Botërorin e Romës. Sportisti
premtues shprehet se në bazë të rezultateve të omologuara
nga FINA (Federata Botërore e Notit) dhe pikëve
të marra prej tyre për vitin 2008, ai është notari i dytë
më i mirë i Shqipërisë. "Me turnetë e zhvilluar vjet në
Beograd dhe Shkup kam marrë më shumë pikë sesa
ato që ka mbledhur notari Mario Sulkja, të cilit i është
dhënë sponsorizimi nga ana e federatës, tha ai. Nëse
shikoni klasifi kimet për Shqipërinë, unë jam i dyti pas
Sidni Hoxhës". Dhe një gjë e tillë vërtetohet edhe në
faqen ndërkombëtare të statistikave të notit, "rankings.
fsn.ch", ku Pepaj pozicionohet më lart se Sulkja, i cili
ka përpara edhe Gëzim Hykën. Për këtë padrejtësi,
notari, së bashku me trajnerin e tij, janë ankuar edhe në
MTKRS, por zgjidhja ende nuk ka ardhur. Më 27 shkurt
FSHN përzgjodhi 4 sportistë për t‘i sponsorizuar për në
Botëror, por mes tyre për çudi nuk fi guron Pepaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›