Sheiku arab i Mançester Sitit ëndërron Maradonën dhe Mesin
Diego Maradona president
dhe Leo Mesi një yll në fushë.
Është kjo ëndrra e sheikut Sulaiman
Al Fahim, një prej njerëzve
më të pasur të globit, i cili ka
në pronësi, përmes grupit "Abu
Dhabi", Mançester Sitin. "Nuk
e di në Diego mund të jetë një
trajner i mirë, por besoj se duhet
të bëhet president i ndonjë klubi,
të ketë të drejtën të zgjedhë dhe
të blejë lojtarë", thotë Al Fahim
në një intervistë për agjencinë
"Dpa". "Te Napoli e nisi nga zero
dhe ndërtoi një klub të madh,
thotë ai, duke iu referuar viteve
që ka kaluar trajneri aktual i Argjentinës
në Napoli. Ai e ka fuqinë
për ta ndryshuar një skuadër
futbolli". Miliarderi arab akoma
nuk e ka shtrënguar dorën e
Maradonës. "Nuk jam takuar
kurrë me të, por shpresoj se do
ta bëj shumë shpejt". Më pas fl et
edhe për Leo Mesin: "Mesi është
një lojtar që më ka bërë sërish të
dashurohem pas Argjentinës".
Al Fahim përgënjeshtron zërat
se dëshiron të blejë një tjetër
skuadër të madhe: "Disa javë
më parë u fol për Çelsin, por unë
nuk dua të blej asnjë klub tjetër.
Dhe nuk jam interesuar kurrë
për Liverpulin", siguron ai. Ëndrra
e tij është të blejë një klub
të vogël dhe ta bëjë një skuadër
të madhe: "Një tjetër klub evropian,
por shumë më të vogël
se Mançester Siti. Po punojmë
për këtë. Është një sfi dë që më
stimulon. Dhe pastaj, kur të jetë
bërë klub i madh, do e lë dhe do
i kthehem punës". Futbolli është
një pasion më shumë se një
biznes: "I kam bluzat e Real Madridit
e Barcelonës dhe jam një
tifoz i Diego Maradonës, që nga
koha kur luante për Argjentinën
më 1986-ën. Isha një fans i tij në
kohën kur luante për Napolin. Bëj
tifozllëk më shumë për lojtarë,
sesa për skuadra". Presidenti i UEFA-
s, Mishel Platini, e ka kritikuar
dukshëm invazionin e bosëve në
futbollin anglez. Gjithnjë e më
shumë klube përfundojnë në
duar të huaja: "Çfarë diference
ka mes pronarëve arabë, rusë, tajlandezë?"
- replikon Al Fahim. Siti
dështoi në blerjen e Kakasë. Kush
e pyet se pse ndodhi kjo, sheiku
i përgjigjet: "Duhet të pyesni ata
që administrojnë klubin. Unë nuk
isha përfshirë në tratativa...".
dhe Leo Mesi një yll në fushë.
Është kjo ëndrra e sheikut Sulaiman
Al Fahim, një prej njerëzve
më të pasur të globit, i cili ka
në pronësi, përmes grupit "Abu
Dhabi", Mançester Sitin. "Nuk
e di në Diego mund të jetë një
trajner i mirë, por besoj se duhet
të bëhet president i ndonjë klubi,
të ketë të drejtën të zgjedhë dhe
të blejë lojtarë", thotë Al Fahim
në një intervistë për agjencinë
"Dpa". "Te Napoli e nisi nga zero
dhe ndërtoi një klub të madh,
thotë ai, duke iu referuar viteve
që ka kaluar trajneri aktual i Argjentinës
në Napoli. Ai e ka fuqinë
për ta ndryshuar një skuadër
futbolli". Miliarderi arab akoma
nuk e ka shtrënguar dorën e
Maradonës. "Nuk jam takuar
kurrë me të, por shpresoj se do
ta bëj shumë shpejt". Më pas fl et
edhe për Leo Mesin: "Mesi është
një lojtar që më ka bërë sërish të
dashurohem pas Argjentinës".
Al Fahim përgënjeshtron zërat
se dëshiron të blejë një tjetër
skuadër të madhe: "Disa javë
më parë u fol për Çelsin, por unë
nuk dua të blej asnjë klub tjetër.
Dhe nuk jam interesuar kurrë
për Liverpulin", siguron ai. Ëndrra
e tij është të blejë një klub
të vogël dhe ta bëjë një skuadër
të madhe: "Një tjetër klub evropian,
por shumë më të vogël
se Mançester Siti. Po punojmë
për këtë. Është një sfi dë që më
stimulon. Dhe pastaj, kur të jetë
bërë klub i madh, do e lë dhe do
i kthehem punës". Futbolli është
një pasion më shumë se një
biznes: "I kam bluzat e Real Madridit
e Barcelonës dhe jam një
tifoz i Diego Maradonës, që nga
koha kur luante për Argjentinën
më 1986-ën. Isha një fans i tij në
kohën kur luante për Napolin. Bëj
tifozllëk më shumë për lojtarë,
sesa për skuadra". Presidenti i UEFA-
s, Mishel Platini, e ka kritikuar
dukshëm invazionin e bosëve në
futbollin anglez. Gjithnjë e më
shumë klube përfundojnë në
duar të huaja: "Çfarë diference
ka mes pronarëve arabë, rusë, tajlandezë?"
- replikon Al Fahim. Siti
dështoi në blerjen e Kakasë. Kush
e pyet se pse ndodhi kjo, sheiku
i përgjigjet: "Duhet të pyesni ata
që administrojnë klubin. Unë nuk
isha përfshirë në tratativa...".