E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: Ka prostitucion intelektual kundër Interit

Penalltia inekzistente, që
gjyqtari Ricoli akordoi në
favor të Interit, vazhdon të
jetë tema kryesore në Serinë A. Në
këtë situatë, Hoze Murinjo është
acaruar dhe në harkun e shtatë
minutave, gjatë një konferencemonolog,
ka "vjellë vrer" kundër të
gjithëve. "Ka pasur një manipulim
të jashtëzakonshëm intelektual
kundër Interit. Ishte e mirë organizuar,
mendoj se kanë bërë një përpjekje
‘fantastike‘, megjithatë unë
nuk jam i tillë: punoj në futboll, por
kjo nuk është bota ime". Kjo ishte
mënyra me të cilën trajneri zikaltër
ka reaguar ndaj polemikave, pas
barazimit 3-3 me Romën. Ndryshe
nga Ançeloti, i cili ka deklaruar
se nuk thotë asnjëherë atë që
mendon, sepse sporti më popullor
në botë nuk është mësuar me
të vërtetën, Murinjo nuk fshihet.
"Nuk e di nëse bëj mirë apo gabim
që them gjithçka që mendoj, nuk
preferoj t‘i hyj kësaj teme. Nuk më
pëlqen prostitucioni intelektual,
pjesa tjetër varet nga gjykimi juaj.
Jam i ndershëm me veten dhe më
duket se gjatë këtyre ditëve situata
është manipuluar në mënyrë
të suksesshme: që prej së dielës
fl itet vetëm për Interin. Nuk është
thënë asnjë fjalë për Romën, që ka
lojtarë fantastikë, por do ta mbyllë
sezonin me zero trofe, vazhdoi
portugezi. Nuk është folur as për
Milanin, që ka 12 pikë më pak se
ne në klasifi kim dhe do ta mbyllë
sezonin me zero tituj, edhe pse ka
në kontingjent lojtarë fi tues dhe
gjithçka mund të nevojitet për të
triumfuar. Padyshim, askush nuk
ka folur edhe për Juventusin, që ka
fi tuar shumë pikë të pamerituara,
ku pjesa më e madhe ka ardhur
pas gabimeve të arbitrave. Ndërsa
Interi ka fi tuar vetëm një ndeshje
prej gabimeve të gjyqtarëve, në
fushën e Sienës". Trajneri i Juventusit,
Klaudio Ranieri, kishte
deklaruar se ndihej pranë kolegut
të tij të Romës, Luçiano Spaletit.
"Nëse Ranieri është në krah të Spaletit,
unë jam në krah të Prandelit,
Del Nerit dhe Zengës, skuadrat
e të cilëve kanë humbur pa të
drejtë pikë me Juventusin", shtoi
Murinjo. "Kur fi tuam me Sienën,
dola menjëherë përpara kamerave
dhe thashë se skuadra fi toi pas një
gabimi të arbitrit. Të nesërmen e
asaj ndeshjeje, trajneri i një skuadre
me fanellën bardhezi (Ranieri),
i cili sheh ndeshjet e Interit, doli
në televizione dhe pranoi se goli
që shënuan ishte në pozicion
jashtë loje... mbresëlënëse, apo
jo... U mundua të më telefononte
sot (dje) në mëngjes. Mund ta pyesni
se çfarë donte të më thoshte".
Murinjo vazhdoi: "Po afrohet dita e
skandalit. Duhen edhe 90 ditë nga
mbyllja e kampionatit dhe më pas
do të iki me pushime. Për kaq kohë
sa ka mbetur jam në gjendje të bëj
konferenca mesjetare. Unë fl as me
mediat, sepse jam i detyruar, kam
një kontratë me klubin, që nga
ana e tij ka kontrata me televizionet.
Nuk jam si Spaleti, i cili fl et
përpara, gjatë dhe në përfundim
të ndeshjeve dhe është shok me
të gjithë. Sa herë ndez televizorin
shoh vetëm atë. Nuk jam i tillë". Në
fund edhe dy fjalë për ndeshjet e
ardhshme në kampionat, ku Roma
dhe Juve luajnë me Udinezen dhe
Torinon: "Po të isha në vend të
Torinos dhe Udinezes do të hidhja
në fushë të rinjtë, ose ndoshta do të
ishte më mirë që ndeshjet të mos
luheshin".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›