Ros Braun në krye të Hondës me "bekimin" e Berni Ekleston
Shitja e skuadrës Honda në Formula 1
mund të zhbllokohet pas pak ditësh.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta japoneze
"Daily Yomiuri", sipas së cilës pilotët Baton
dhe Barrikelo mund të nisin që prej
kësaj fundjave testet me njëvendëshet
e tyre. Braziliani është parë së fundmi
në zyrat qendrore në Brakli, ku ka fi lluar
bisedimet për rinovimin e kontratës. Për
identitetin e blerësit potencial nuk thuhet
asnjë emër konkret, edhe pse ideja që
skuadra të kalojë në drejtimin e Ros Braun
duket gjithmonë e më e realizueshme.
Drejtuesi i skuderisë Honda gëzon
mbështetjen e Berni Ekleston, i cili do të
bëjë të pamundurën që Botërori i F1 të
mos humbasë një konkurrente. Mbetet
ende mister emri me të cilin mund të
përfaqësohet skuadra, ndërkohë që spekulohet
se ai mund të jetë "Braun Racing".
"Arritja e marrëveshjes për shitjen
e skuadrës, shumë shpejt do të bëhet
publike", lexohej në artikullin e së përditshmes
nga Tokio, që citonte një burim
nga "Honda Motor Company". "Po bëhet
e pamundura që skuadra të vazhdojë
garimin dhe mos të shpërbëhet".