E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tërbuni në FSHF, kërkon falje dhe një gjykim të paanshëm

Rreth 68 orë pas incidentit të
dhunshëm në Pukë, ku një
grup tifozësh dhunuan treshen e
gjyqtarëve pas takimit Tërbuni-
Kastrioti (1-1), i vlefshëm për
Kategorinë e Parë, drejtuesit e
klubit pukjan kanë barkuar në
FSHF, ku ka kanë kërkuar një
falje për atë ngjarje të shëmtuar
dhe kanë insistuar për të marrë
garanci për një gjykim të paanshëm.
Ishte pikërisht presidenti
i ekipit të Tërbunit, njëkohësisht
edhe kryebashkiaku i Pukës,
Rrustem Struga, ai që është pritur
në një takim nga presidenti
i FSHF-së, Armando Duka, dhe
sekretari i Përgjithshëm, Arben
Bici. Bëhet fjalë për një takim me
dyer të mbyllura, tema kryesore
e të cilit ishte incidenti i së shtunës,
ku mbeti i plagosur rëndë
gjyqtari Mentor Sopjani dhe u
lënduan edhe dy ndihmësit e tij.
Vetë zoti Struga, në një prononcim
të dhënë për gazetën "Shqip",
ka zbardhur edhe detajet e
këtij takimi. "Takova zotin Duka,
për t‘i bërë të ditur se edhe ne e
konsiderojmë të rëndë ngjarjen
e së shtunës, por gjithashtu për
ta vënë në dijeni edhe të detajeve
të saj, sqaron presidenti i Tërbunit.
Po ashtu i kam kërkuar
presidentit të FSHF-së që të ketë
një gjykim të paanshëm të atij
incidenti". Kryetari i Bashkisë
së Pukës ka pohuar se kishte
komunikuar edhe gjatë ndeshjes
me presidentin e FSHF-së, të cilit
i kishte thënë: "Më thuaj që ta
tërheq ekipin, se me këtë gjyqtar
do të kemi probleme". Ai rrëfen
se ajo që kishte paralajmëruar,
ndodhi më pas. Dhe për këtë
shikon vetëm një fajtor: gjyqtarin.
"Fajtori e ka emrin Mentor
Sopjani, nënvizon Struga. Më
sjelljet e tij të qëllimta, me gjestet
e tij ofenduese, me gjykimin e
tij jashtë standardit, provokoi
3 mijë tifozë. Një gjë e tillë nuk
është parë kurrë në Pukë, ku
kurrë më parë nuk ka pasur
ndonjë incident, ku ‘fair-play‘
ka karakterizuar çdo ndeshje.
Por ky gjyqtar e kishte vendosur
që më parë se çfarë do të bënte,
pasi kishte futur në xhep 5 mijë
euro. Sa të ketë gjyqtarë të tillë,
askush nuk mund ta garantojë
se nuk do të ketë ngjarje të tilla".
Komisioni i Disiplinë në federatë
pritet të marrë sot në shqyrtim
ngjarjen dhe gjasat janë për një
dënim të ashpër ("Dënim maksimal
dhunës", por t‘i referohemi
komunikatës për shtyp të FSHFsë).
Një dënim kapital duket se i
ka trembur drejtuesit pukjanë,
të cilët kanë frikë se mos komisioni
do të influencohet edhe
nga jehona e madhe mediatike,
që i është bërë ngjarjes. Prandaj
ata kërkojnë një gjykim të paanshëm.
Për këtë qëllim ata kanë
dorëzuar në FSHF edhe pamjet
fi lmike apo edhe prova të tjera,
që vërtetojnë se gjyqtari në fjalë
provokoi trazirat në stadium.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›