Tirana, e kënaqur me kalendarin
Edhe pse ende vazhdon kontestimi i Vllaznisë në
lidhje me vendin e parë në renditje, Tirana nuk
duket aspak e shqetësuar, pasi, sipas tyre, këtë
çështje tashmë e ka zgjidhur FSHF-ja. Donatori Refi k
Halili theksoi se "Tirana e meritoi vendin e parë në
bazë të rregullores". Tashmë drejtuesit kanë fi lluar të
bëjnë llogaritë me kalendarin e publikuar nga FSHF,
gjë që i ka kënaqur në përgjithësi të gjithë në kampin
bardheblu. Fakti që Tirana do të mund të luajë 8
ndeshje në shtëpinë e saj, një më shumë se rivalët,
mund të jetë një avantazh për skuadrën, e cila synon
titullin e 24-t në këtë sezon. Ndeshja e fundit me Vllazninë,
e cila mund të rezultojë vendimtare në luftën
e fortë mes Tiranës dhe skuadrës shkodrane, do të
luhet në kryeqytet. "Kalendari duhet shfrytëzuar më
së miri deri në fund", ka shtuar Halili. Gjatë javës ka
pasur një përplasje mes trajnerit Agustin Kola dhe
donatorit Halili, për shkak të ardhjes me vonesë
të trajnerit në stërvitje, por gjithçka duket se është
sheshuar tashmë.