Galiani: David Bekham vjen në janar
Edhe këtë vit do të jetë David Bekham blerja e parë e kuqezinjve në merkaton e janarit. Ndërsa blerja tjetër duhet të jetë sulmuesi ganez, Dominiç Adiyiah. Këtë e ka konfirmuar administratori i Milanit, Adriano Galiani. "Për sa i përket Milanit, u shpreh ai, do të vijë Bekhami. Pas pak orësh ne dhe Galaksi do të njoftojmë këtë marrëveshje. Presim dokumentet e fundit për të zyrtarizuar marrjen në formë huazimi". Sipas Galianit "këtë herë mendoj se merkato do të fillojë që më 6 janar, pasi në të gjitha vendet e Europës fillon më 1 janar. Po ashtu Galiani ka shtuar se ai mund të jetë edhe blerja e fundit: "Merkato përfundon aty... Pak a shumë". Por gjithsesi përflitet edhe blerja e ganezit Dominiç Adiyiah, 20 vjeç, golashënuesi i Botërorit Under 20, të fituar nga Kombëtarja e tij me 17 gola në 16 ndeshje. "Për ganezin të shohim", përgjigjet Galiani.