E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mund t‘i fitojmë të gjithë trofetë"

Mesfushori portugez i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, pohon se ai është plot "besim" se skuadra e tij ka aftësitë që të përfundojë sezonin, duke fituar të tre trofetë e tij. Pas humbjes shokuese 0:4 me skuadrën e divizionit të tretë, Alcorcon në ndeshjen e vajtjes për turin IV të Kupës së Spanjës, dështimi i tretë në pesë sfidat e fundit, mesfushori portugez është pragmatik, lidhur me këtë humbje. "Tashmë ka ndodhur, Real Madrid ka humbur. Goditja ka qenë e rëndë, por ajo është lënë pas dhe mjedisi është krejtësisht ndryshe". Mesfushori portugez del në mbrojtje të teknikut Pelegrini: "Nuk është zgjidhje largimi i teknikut. Ndryshimi nuk është i nevojshëm. Reali do të gjejë përgjigjen më të mirë për të kapërcyer momentin ‘jo‘ në rezultat. Unë jam i bindur se ne mund të fitojmë La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Champions League", përfundon prononcimin e tij ylli portugez.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›