E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, +5 në renditjen e FIFA-s

Shqipëria ngjitet në vendin e 81-të të renditjes botërore të FIFA-s. Skuadra e Ari Han ka marrë 14 pikë me barazimin mjaft të diskutuar 1-1 përballë Azerbajxhanit, më 19 nëntor në Baku, duke fituar 5 vende në krahasim me një muaj më parë. Tashmë kuqezinjtë kanë 424 pikë në total. Ngjitja në renditjen botërore është shoqëruar me ngjitje prej pesë vendesh edhe në renditjen kontinentale, ku tashmë e shohim veten të 36-ët në Evropë. Në këtë klasifikim, Spanja vazhdon të qëndrojë në krye, e ndjekur nga Gjermania, Holanda, Italia, Brazili e Argjentina. Ndërkohë, dhjetë vendet e para plotësohen nga Kroacia, Anglia, Rusia e Turqia. Në Grupin 1 eliminator të Botërorit 2010, ku luan edhe Shqipëria, skuadra e pozicionuar më mirë është Portugalia: e 12-ta (-1 vend). Pas saj vijnë Suedia dhe Danimarka, respektivisht në vendet 32 dhe 37, ku të dyja përfaqësueset nordike kanë pësuar rënie me tri pozicione. Hungaria klasifikohet e 47-a në botë (+9 vende), ndërsa Malta e 147-a.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›