Montezemolo: Kriza është e pranishme edhe në Formula 1
Kriza ekonomike botërore, që ka futur në kolaps kombet më të forta, po tremb edhe Formula 1. Madje edhe Ferrari duket se nuk do të rezistojë më shumë se të tjerët. Pas pak ditësh, do të mbyllet 2008, me një bilanc të qëndrueshëm: më i miri i të gjitha kohërave për shitjen e makinave. Por jo vetëm. Shtëpia e Maranelos nuk do të preket as në vitin 2009 nga rënia ekonomike. Kjo pasi ata kanë gjetur një sponsor, "Tata"-n, kolosin indian, që tashmë është lidhur me makinën më të njohur në botë. Luka di Montezemolo ka takuar gazetarët për shkëmbimin e urimeve për Krishtlindje. Diskutimi i tij ka qenë edhe rreth krizës ekonomike: "Enzo Ferrari më thoshte në vitet ‘70 se, 1500 ‘të çmendur‘, që blejnë një Ferrari në kohë krize apo jo krize, ne do t‘i gjejmë. Besoj se tashmë janë rreth 6000 ‘të çmendur që vazhdojnë të blejnë". Skenari më i keq i hedhur si hipotezë është një bllokim në fundin e vitit 2009, asgjë më shumë. Luksi nuk vuan. Nëse nuk do të kishte krizë botërore, edhe qyteti i Torinos do të kishte jetuar vitin më të mirë të të gjitha kohërave. Dhe në këtë skenar, për situatën e vështirë aktuale, numri një i Ferrarit nënvizon "se kriza është e pranishme në Formula 1 dhe ne do të duhet ta përballojmë atë". Montezemolo sheh përpara dhe është entuziast për sukseset e Ferrarit. Por ai ndjen ende shumë dhimbje për atë Botëror të fituar nga Masa në momentin e kalimit të vijës së finishit, të cilin e humbi 30 sekonda më pas, kur trofeu u desh të kalonte në duart e pilotit anglez të MekLarenit, Luis Hemilton. Po ashtu, presidenti i Ferrarit ka folur edhe për ndryshimet në Formula 1