E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igli Tare: Lacio duhet të rikthehet te fitorja

Menaxheri shqiptar i Lacios, Igli Tare, beson se ndeshja ndaj Palermos është momenti i duhur që skuadra e tij të rikthehet te rruga e fitoreve. Ish-sulmuesi i lacialëve ka parë shumë progres në ndeshjen e të dielës ndaj Udinezes dhe është i bindur se skuadra do të konfirmojë ecurinë e mirë edhe ndaj sicilianëve. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por për Taren 3 pikët janë jetësore për sezonin e Lacios. "Kundër Udinezes demonstruam se çfarë grupi kemi. Atje pamë një reagim të madh nga të gjithë lojtarët dhe për ne ishte si një fitore, shpjegon ai për ‘Radio Azzurra‘. Unë besoj se është shumë e rëndësishme të tregojmë vazhdimësi edhe në ndeshjen e të shtunës kundër Palermos. Kam shumë respekt për kundërshtarin, pasi ata kanë një skuadër të përbërë nga lojtarë kualitativë. Ne e dimë se janë një skuadër e vështirë dhe prandaj po punojmë fort dhe jemi të vetëdijshëm për kualitetet tona. Ne duhet të sjellim në shtëpi një fitore, gjë e cila na mungon prej pesë javësh", përfundon Tare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›